Në Gjirokastër presidenti është takuar me kryetarin e bashkisë, Flamur Bime dhe drejtuesit lokalë, presidenti Topi theksoi se dialogu është element i rëndësishëm demokracie për bashkëpunim në interes të qytetarëve. Ai gjithashtu është shprehur i lumtur që gjendet në Gjirokastër, qytet me tradita të mëdha kulturore.
Presidenti Topi do të vizitojë edhe "Pazarin Karakteristik", dyqanet e artizanatit si dhe ekspozitën e piktorëve dhe artistëve gjirokastritë në galerinë "Gjin Zenebishi".Gjithashtu ai do të vizitojë edhe Komunën e Dropullit të Sipërm ku do të takohet me Kryetarin e Komunës, Kristo Duci. Në ditën e dytë të vizitës së tij në Gjirokastër, Topi do të zhvillojë një vizitë edhe komunën e Xarës dhe të Konispolit.