Topi: Nevojitet tolerancë
mes dy pushteteve

Topi: Nevojitet tolerancë<br />mes dy pushteteve
Në deklaratën për shtyp, nga Gjirokastra, kreu i shtetit, Bamir Topi, ka thënë se është e nevojshme ruajtja e komunikimit dhe tolerancës mes dy pushteteve.

Në Gjirokastër presidenti është takuar me kryetarin e bashkisë, Flamur Bime dhe drejtuesit lokalë, presidenti Topi theksoi se dialogu është element i rëndësishëm demokracie për bashkëpunim në interes të qytetarëve. Ai gjithashtu është shprehur i lumtur që gjendet në Gjirokastër, qytet me tradita të mëdha kulturore.

Presidenti Topi do të vizitojë edhe "Pazarin Karakteristik", dyqanet e artizanatit si dhe ekspozitën e piktorëve dhe artistëve gjirokastritë në galerinë "Gjin Zenebishi".Gjithashtu ai do të vizitojë edhe Komunën e Dropullit të Sipërm ku do të takohet me Kryetarin e Komunës, Kristo Duci. Në ditën e dytë të vizitës së tij në Gjirokastër, Topi do të zhvillojë një vizitë edhe komunën e Xarës dhe të Konispolit.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë