Topi ngushëllon homologen kosovare

Topi ngushëllon homologen kosovare
TIRANË - Presidenti e Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, nëpërmjet një mesazhi drejtuar Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, shpreh dhimbjen e thellë për humbjen e jetëve të anëtarëve të familjes Reka në fshatin Restelicë të Komunës së Dragashit, si pasojë e rënies së ortekut të borës.
”Me dhimbje të thellë mësova lajmin tragjik të vdekjes së anëtarëve të familjes Reka nga orteku i borës, që ishte një ngjarje e hidhur dhe tragjike. Më lejoni që në këtë ditë zie për mbarë Kosovën, në këto momente të rënda për vajzën e vogël të mbijetuar e për të afërmit e viktimave t’ju shpreh ngushëllimet e sinqerta edhe në emër të shtetit dhe qytetarëve shqiptarë! Duke ndarë me ju hidhërimin e madh për këtë tragjedi, dëshiroj t’ju shpreh solidaritetin e mbarë shtetit dhe institucioneve shqiptare, duke ju siguruar njëkohësisht se ndihma dhe përkrahja jonë nuk do t’ju mungojë për asnjë çast dhe në asnjë rrethanë në mënyrë që ta kapërceni sa më shpejt këtë situatë si dhe pasojat e rënda të shkaktuara nga moti i keq!”, thekson presidenti shqiptar në mesazhin e tij të ngushëllimit.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024