KOMAN - Presidenti Bamir Topi ka udhëtuar sot drejt komunës Temal, pjesë e qarkut të Shkodrës, e cila po vuan pasojat e motit të keq. Pas takimit më kryetarin e kësaj komune, presidenti është informuar për situatën gjatë këtyre ditëve të fundit në 10 fshatra të komunës.
“Inkurajoj të gjitha strukturat në nivel lokal e qëndror të bashkëpunojnë në nivel këshilli me solidaritet. Duhet bashkëpunim pa ngjyrime politike. Përgëzoj strukturat që po punojnë në emergjencë: ushtrinë, policinë dhe vendorët”, tha Topi.
Ai paralajmëroi marrjen e masave sidomos në prag të muajve të pranverës, të cilët kanë qenë gjithmonë problematikë për zonat pranë hidrocentraleve.
“Specialistët duhet të monitorojnë kushtet e motit për situatën në zonë e në këtë basen në Koman. Kërkohet vëmendje e veçantë sepse kemi pranverën përpara. Kjo situatë mund të kapërcehet pasi i gjithë shteti është i sensibilizuar. Apeli i fundit shkon për kompanitë e telefonisë, që të sigurojnë komunikim të pandërprerë pasi është jetike”, deklaroi presidenti Topi.
Më pas ai është takuar me drejtues të hidrocentralit të Komanit ku është njohur me situatën në këtë HEC."Ju përgëzoj për angazhimin dhe inkurajoj mendimin e specialistëve në çdo situatë. Me mundësitë që ofrohen sot është e rëndësishme që të parashikohen situata atmosferike", u tha presidenti inxhinierëve. Topi inkurajoi gatishmërinë për të rikthyer energjinë aty ku mungon.
TOPI NDËRHYN PËR EVAKUIMIN E NJË FAMILJE
Kryetari i komunës Temal i ka kërkuar presidentit Topi të ndërhyjë për të ndihmuar familjen Keqi dhe 4 anëtarët e saj, të cilët janë izoluar në fshatin Vilë. Kreu i shtetit ka komunikuar me shefin e shtabit të përgjithshëm për të mundësuar evakuimin e familjes.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Defekt në linjën 110KW, veriu pa energji elektrike