Topi pranon ftesën e Ramës:
FRD nis negociatat për koalicion

Topi pranon ftesën e Ramës:<br />FRD nis negociatat për koalicion
TIRANE - Fryma e Re Demokratike e ish-presidenti Bamir Topi ka pranuar ftesën e kryeministrit Edi Rama për të nisur negociatat drejt një bashkimi të mundshëm në koalicion për zgjedhjet lokale të 21 Qershorit.

“Kemi vlerësuar pozitivisht ftesën publike, që gjithsesi të imponon që të pozicionohesh, ftesa që erdhi nga zoti Rama tre ditë më parë. Për këtë arsye në vijim të një analize të gjatë dhe të thellë, FRD sot ra dakord jo për koalicion, se të hysh në koalicion ka etapat e veta dhe brenda një kohe të shkurtër, por ra dakord të pranojë ftesën e zotit Rama për të hyrë në negociata. Negociatat nuk bëhen thjesht për interesa elektorale, nisin me parimet më të rëndësishme që janë pjesë e programit të FRD për rëndësinë që kanë aktivitetet politike për të forcuar shtetin. Është përgjegjësi politike, por edhe tregues se FRD është prezent në interesat e qytetarëve. Me shumë dinjitet do të shkojmë drejt këtyre negociatave, me qëllim për të qenë kontributor në zgjedhjet demokratike”, u shpreh Topi.

Megjithatë Topi foli me tone të ashpra sa i përket Partisë Demokratike, duke akuzuar drejtpërdrejtë ish-kryeministrin Sali Berisha se u angazhua për lënien jashtë Kuvendit të FRD-së në zgjedhjet e 23 qershorit 2013.

“Koalicioni rreth PD ka qenë jashtëzakonisht i mbyllur dhe dje tregoi qartë edhe njëherë atë pozicion refraktar, armiqësor ndaj FRD, duke e lënë jashtë vëmendjes. Ky ishte akti i fundit, se gjithmonë ka pasur një pozicionim për ta çuar këtë parti jashtë sfidave elektorale, u dëmtuan në 2013 falë këtij angazhimi të ish-liderit të mazhorancës”, tha Topi. 

Asambleja Kombëtare e FRD certifikoi grupin negociator që do të drejtohet nga kryetari Bamir Topi, Gazmend Oketa dhe Sali Shehu.

Topi tha se FRD do të paraqesë gjatë negociatave nevojën për rregullime në Kushtetutën e Shqipërisë, dhe në Kodin Zgjedhor.

“FRD ka interesat e saj politike por në themel janë parimet mbi të cilat kjo parti u krijua tre vjet më parë. Kemi parë me vëmendje dhe situatën e negociatave që po zhvillohen në kampet politike, jam i detyruar ta them kampet sepse ligji zgjedhor i cili u ndërtua në mënyrën më të keqe të mundshme në bazë të ndryshime brenda një nate të kushtetutës më vitin 2008, imponon mënyrën e sjelljes së forcave politike për tu rreshtuar në një koalicion. Shqiptarëve u mungon një shtet i fortë, me institucione të qëndrueshme, i cili do të vijë në momentin kur Kushtetuta e Shqipërisë të mos jetë e arnuar, e shkatërruar, që i dha shans kryetarëve të partive të ndërtojnë në vitin 2013 parlamentin më të dobët në historinë e Kuvendit shqiptar”, u shpreh kreu i FRD-së. 

I pyetur nga gazetarët nëse programet e FRD-së përafrohen me ato të mazhorancës, Topi tha: Ne jemi parti e qendrës së djathtë, kjo ishte edhe në vëmendjen e kryeministrin i cili e dalloi këtë, por na bashkon misioni qytetar që kanë bashkitë për t’i shërbyer qytetarëve.

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve