Topi propozon Bujar
Leskaj për kreun e KLSH

Topi propozon Bujar <br />Leskaj për kreun e KLSH
TIRANE- Presidenti Topi vë në provë sërish mazhorancën, duke firmosur dekretin për emërimin e një tjetër ish-deputeti të Partisë Demokratike në postin e kreut të Këshillit të Lartë të Shtetit .

Dekreti është firmosur në mbështetje të neneve 162, pika 2 dhe 93 të Kushtetutës, si dhe nenit 11 të ligjit 8270, datë 23.12.1997 “Për Kontrollin e Lartë të Shtetit”, i ndryshuar.

Dekreti me nr Nr. i dekretit 7163 mban datën e sotme 17 nëntor.

 “Dekreti i Z. Bujar Leskaj i propozohet Kuvendit për t’u zgjedhur Kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit.” - publikohet në faqen zyrtare të presidencës.

Bujar Leskaj deputet i PD-së në një mandat gjatë 2005-2009, është kandidatura e dytë e propozuar nga presidenti Topi për postin e kreut e institucionit më të lartë të kontrollit ekonomik e financiar. Më 3 nëntor mazhoranca rrëzoi me votat e saj në Kuvend kandidaturën e Sali Shehut, duke e cilësuar si të papërshtatshme dhe duke i kërkuar konsultime paraprake për emërimet në këtë post.  

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit zgjidhet dhe shkarkohet nga Kuvendi me propozim të Presidenti të Republikës. Ai qëndron në detyrë për 7 vjet, me të drejtë rizgjedhjeje.
(s.gera/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit