TIRANE- Presidenti Bamir Topi propozon Sali Shehun për postin e Kryetarit të Lartë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Dekreti me nr 7137 mban datën e sotme (27 tetor 2011) dhe është botuar sot në faqen zyrtare të Presidentit të Republikës.
Aktualisht postin e kreut të KLSH-së e ka Robert Çekut, i cili u zgjodh nga Kuvendi më 28 tetor 2004 dhe është në përfundim të mandatit të tij 7 vjeçar.
DEKRETI
Presidenti në mbështetje të neneve 162, pika 2 dhe 93 të Kushtetutës, si dhe nenit 11 të ligjit 8270, datë 23.12.1997 “Për Kontrollin e Lartë të Shtetit”, i ndryshuar”, dekreton:
“Z. Sali SHEHU ”i propozohet Kuvendit për t’u zgjedhur Kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit.” Dekreti hyn në fuqi menjëherë.
VOTIMI
Sipas ligjit, kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit zgjidhet dhe shkarkohet nga Kuvendi me propozim të Presidentit të Republikes, me shumicë absolute votash. Mbetet për tu parë qëndrimi i maxhorancës ndaj kandidaturës, duke pasur parasysh marrëdhëniet e vështirësuara mes kësaj force të madhe në qeveri, dhe kreut të shtetit, që prej demonstratës së 21 janarit, ku mbetën të vrarë 4 demonstrues të opozitës.
Sali Shehu ka qenë deputet i Partisë Demokratike në legjilacionin parlamentar 2005-2009. Nëse zgjidhet kryetar i KLSH, do të qëndrojnë në detyrë per 7 vjet, me të drejtë rizgjedhjeje.
/Shqiptarja.com