Topi: Qeveria s'mban premtimet 
Opozita duhet të futet në Kuvend

Topi: Qeveria s'mban premtimet <br />Opozita duhet të futet në Kuvend
DURRES - Bamir Topi, kryetari i FRD-së ishte në Shijak ku u takua me anëtarë dhe simpatizantë të kësaj force politike. Takimi u organizua në prag të nisjes së fushatës elektorale për zgjedhjet e pushtetit vendor. Topi komentoi edhe klimën politike që zotëron sot në vend e cila karakterizohet nga një shkëputje e dy forcave politike si asaj në pushtet dhe asaj në opozitë nga qytetarët, nga hallet dhe problemet e tyre. 

“Sot partitë politike nuk dalin në komunikim me qytetarët sepse ata që janë në mazhorancë kanë shumë probleme për t'i trajtuar për premtimet që patën dhënë ndërsa ajo partia që është në opozitë parlamentare praktikisht është jashtë misionit të vet”, u shpreh ish-presidenti Topi.

Ai nuk la pa përmendur reformat që ka ndërmarrë qeveria duke u shprehur me tone pozitive për reformën territoriale, ndërkohë kritikoi INUK-un për ndërhyrje selektive në aksionet e saj për prishjet e ndërtimeve pa leje dhe ato të OSHEE ku theksoi se është kundër fjalës burg për çdo gjë. 

“Pse duhet opozita në Parlament. Jo për te kundërshtuar gjithçka, po për ti ulur ritmin fjalorit të mazhorancës. Keni dëgjuar gjatë këtyre kohëve që rregulli tentohet të shoqërohet vetëm me burg, nuk shkon, absolutisht”, tha Topi.

Për kreun e FRD, në zgjedhjet e ardhshme vendore kjo forcë politike do të ketë një rol të rëndësishëm dhe do të jetë prezent në këshillat bashkiakë.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)