Topi, Rama e Arvizu
në familjen Vogli

Topi, Rama e Arvizu <br />në familjen Vogli
TIRANË – Familjen e Feit Voglit, vrarë dje në Kandahar sot e kanë vizituar Presidenti Bamir Topi dhe ambasadori I SHBA-së në Tiranë Aleksandër. Ata i kanë shprehur ngushëllimet familjes së kapitenit, që pak orë më parë u shpall “Dëshmor i Atdheut”.
“Shpreh vlerësimet më të mëdha për një dëshmor si Feti Vogli. Ai ka marrë pjesë me dinjitet në tre misione në Afganistan. Ngjarja ishte një kurth për forcat tona por misioni ynë në Afganistan do të vazhdojë”, ka theksuar Topi.

“Askush nuk e di se përse Feti Vogli ishte personi që u vra por ai vdiq për një qëllim dhe ju duhet të jeni krenar për atë se çfarë ai ka bërë” ka theksuar ambasadori Arvizu.
Gjithashtu kreu i shtetit Bamir Topi ka vizituar sot edhe familjen e nëntetarit Aleksandër Peçi i cili u plagos ditën e djeshme gjatë këtij sulmi duke i uruar familjarëve shërim të shpejtë të tij.

FAMILJA VOGLI VIZITOHET EDHE NGA RAMA
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, i shoqëruar nga disa deputetë të PS-së, zhvilloi sot pasdite një vizitë ngushëllimi në familjen e kapitenit Feti Vogli. Rama theksoi se humbja e Voglit është një dhimbje e madhe për familjarët dhe kombin tonë.

“Kjo është një arsye e fortë dhe një arsye më shumë për të vazhduar betejën krah për krah me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe gjithë aleatët tanë të mëdhenj kundër një të keqeje të madhe.”- deklaroi Rama.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Makineria e duraluminit i mori jetën punëtorit 50-vjeçar, zbardhet dinamika! Ja çfarë e shkaktoi aksidentin

Durrës/ Makineria e duraluminit i mori jetën punëtorit 50-vjeçar, zbardhet dinamika! Ja çfarë e shkaktoi aksidentin