Topi: Respektoj aktin e Spahiut

Topi: Respektoj aktin e Spahiut
TIRANË – Presidenti i Republikës, njëherësh kryetar i Këshillit të lartë të Drejtësisë, Bamir Topi reagoi sot për dorëheqjen nga posti i zv.kryetarit, Kreshnik Spahiu. Pas vizitës në një ekspozitë në Tiranë, presidenti Topi tha se respekton vendimin e Spahiut dhe se do të nisin procedurat për emrin e ri të zëvendëskryetarit të KLD-së.
“Dorëheqjet janë individuale dhe duhen respektuar. Spahiu ka respektuar të drejtën e tij dhe s’do të doja të bëja asnjë lloj interpretimi. Mund ta keni mundësinë dhe në ditët në vazhdim të merrni arsyet e plota. Unë respektoj aktin e tij”, tha presidenti.
Topi tha se do të nisë puna për emrin pauses të Spahiut.
“Institucionet nuk mund të qëndrojë me vende vakante. Është nevojë imdetiate që në atë vend të emërohet dikush tjetër. KLD vërtëtë ka presidentin për kryetar, por aktivitetin gjerësisht e mbulon zëvendëskryetari”, tha presidenti topi.
Kreu i shtetit, nuk komentoi gjerësisht edhe komisionin hetimor të ngritur nga mazhoranca për aktivitetin e Spahiut. Sipas Topit, për sa kohë Spahiu këtë vendim e ka çuar për interpretim në Gjykatën Kushtetuese, atëherë duhet pritur dhe respektuar kjo Gjykatë.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024