TIRANE - Kur kanë mbetur pak orë nga përfundimi i procesit të numërimit kryetari i Frymës së re Demokratike, Bamir Topi doli në konferencën e tij të parë për shtyp për të nxitur procesin e numërimit, i cili duhet të jetë me korrektësi.  
 
“Kur kanë mbetur pak orë nga procesi i numërimit duhet përkujdesje. Të rritet ritmi i numërimit dhe Shqipëria të fitojë stabilitet  mbi bazën e këtij ritmi, me korrektësi. Ky proces nuk është i përkryer kemi informacion se komisionerët veprojnë mbi baza personale. Do të doja që ky proces të mbyllet sa më shpetj në funksion të stabilitetit “- tha Topi në konferencën e tij të parë për shtyp pas zgjedhjeve të së dielës. Ai vlerësoi këtë moment si shumë të rëndësishëm."- tha Topi.

Ai tha se vëzhguesit e FRD kanë ndjekur me vëmendje numërimin dhe bie në sy vonesa e këtij procesi.
“Duhet të jetë në vullnetin e partive që kanë ndërtuar komisionet mbi bazën e partiake që të vazhdojnë punën me numërimin. Nuk duhet të harrojmë që komisionerët janë instrument i ligjit dhe jo domen i partive. Çdo votë e hedhur nga qytetarët duhet të shkojë e të numërohet në mënyrë korrekte.
Janë krijuar situata të caktuara në qendrat e numërimit. Do i bëja thirrje duke qenë se jam pjesë e një formacioni  të qendrës së djathtë të inkurajoj vëzhguesit e FRD dhe i drejtohem të gjithë demokratëve. Kjo humbje që vjen nga PD dhe është e shprehur duhet kthehet në një moment reflektimi. Jam i bindur se vlerat e demokracisë ne i kemi shprehur pavarësisht se FRD është parti e re dhe ka një 1 vit jetë, programi dhe konkurrimi i saj shumë dinjitoz”- tha Topi.
Redaksia online
 (sg/shqiptarja.com)