TIRANE – Kreu i FRD-së, Bamir Topi, ka replikuar sot ashpër në distancë me kandidatin demokrat Eduard Selami, duke e konsideruar “një zvarranik në
politikë” dhe një “virus që po përdoret për të çorientuar mendjet e njerëzve” duke kundërshtuar idenë e tij se Topi nuk përfaqëson një forcë të djathtë.
Gjatë një takimi elektoral në zonën ku ai ka kaluar fëmijërinë e tij, kryetari i FRD-së u tha qytetarëve: “E kanë lënë popullin pa punë dhe më vjen keq për rininë, që e kalon kohën nëpër kafene. Është faji i politikës që mendon vetëm për poliitikat klienteliste dhe komoditetin e një grupi të caktuar njerëzish.
Kam dëgjuar nëpërmjet kanaleve të komunikimit që kryeministri ka hedhur për të bërë politikë, disa individë që ose kanë humbur kontaktin prej 20 vitesh me realitetin shqiptar, ose po përdoren si viruse për të çoroditur mendjen e njerëzve.
Dëshiroj t’i jap një përgjigje këtij individi pa personalitet, pa dinjitet, që u mendua të ishte figurë dinjitoze, por përfundoi si zvarranik, duke u thënë njerëzve që FRD-ja nuk përfaqëso të djathtën,.
Po them që partia në pushtet, kryeministri dhe ky individ po bëjnë fushatë për Xhuvelin, Islamin dhe deputetët e tjerë: shikoni se sa poshtë kanë rënë!”
Reagimi i Topit u nxit nga një deklaratë që bëri një natë më parë, gjatë një interviste në një television, kandidati demokrat Eduard Selami lidhur me dëmin që FRD-ja mund t’i shkaktojë PD-së gjatë zgjedhjeve. Ai tha: “Nuk mendoj se do të shkaktojë dëm. Partia Demokratike ia la derën e hapur zotit Topi si një forcë e djathtë. Ai zgjodhi rrugën tjetër. Ka qenë President me votat e PD-së. Unë nuk kam qenë për largimin e tyre; është një vendim i marrë prej tyre dhe unë mendoj që nuk do të ndikojë në rezultatin e PD-së në zgjedhje.”
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com