TIRANE-  Kreu i partisë Fryma e Re demokratike Bamir Topi e ka komentuar dje pasdite shkarkimin e tre gjeneralëve, Sandër Lleshi, Abaz Lleshi dhe Dhori Spirollari, nga forcat e armatosura si një hakmarrje kur kryeministri Berisha dhe ministri Mbrojtjes Arben Imami nuk gjejnë kushtet për të bërë të mundur interferimin e tyre në ceshtjet politike.

Ndërsa celi fushatën elektorale në qytetin e Vlorë, Topi thotë se në këto kushte mazhoranca është në gjendje të marrë masa ekstreme.
 "Ju siguroj që shkarkimi i gjeneralëve sipas procedurave kushtetuese nuk vjen thjesht nga një vullnet i Presidentit të Republikës. Ato vijnë si një propozim nga Ministri i Mbrojtes i konfirmuar mnga Kryeministri. Aty ku ata nuk gjejnë kushtet për të mundur interferimin e Forcave të Armatosura dhe të gjeneralëve në çështjen e politikës, atëherë ata marrin masa ekstreme. "

Lidhur me seancën e jashtëzakonshme Topi tha: "Seanca e sotme (dje) parlamentare dëshmoi në mënyrë ekzemplare amoralitetin e kësaj politike që ka zotëruar atë institucion, demonstroi iproduktivitetin e një klase politike e cila praktikisht ka dështuar në të gjithë misionin" . Topi prezantoi kandidatët për deputetë në qarkun e Vlorës, të kryesuar nga Daut Gumeni dhe Edlira Gjoni.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)