TIRANË – Kryetari I FRD-së, Bamir Topi, i ka vënë në dukje dje simpatizantëve në Shijak se standartet e demokracisë në vend janë më shqetësueset: “Çdokush nga ju mund të konstatojë në çfarë niveli është  katandisur e djathta e cila del për të mbledhur vota për ish deputetët socialistë”.

Ai u bëri thirrje qytetarëve  që së bashku të luftojnë që  demokracia të mos lidhet me fatet dhe emocionet e një grupi politikanësh. “Ju ftoj të bëheni pjesë e FRD-së, shtëpia e vërtetë e së djathtës shqiptare, kësaj partie që do të ketë një rrugëtim shumë të  gjatë në politikën shqiptare. Bëhuni pjesë ë jona duke votuar nr 66,” apeloi Topi.

Kryetari i FRD-së tha se “Për fatin tonë  të keq , pas 8 vitesh kemi akoma të njëjtin problem, kemi të njëjtin korrupsion, siç e thekson edhe "Freedom House" në raportin e saj. Ky raport dhe të tjerë na thonë haptazi se treguesit e demokracisë në vend janë përkeqësuar.”
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)