Topi: Statusi, dhurata e duhur
Josipoviç:Luftë korrupsionit

Topi: Statusi, dhurata e duhur<br />Josipoviç:Luftë korrupsionit<br /><br style=

TIRANE- Presidenti i Kroacisë Ivo Josipoviç dhe presidenti shqiptar, Bamir Topi kanë qenë në një zë kur deklaruan se për të marrë statusin e vendit kandidat në BE rruga është e vështirë, dhe duhet shumë punë. Ndërkohë që për shqiptarët marrja e statusit të vendit kandidat këtë vit do të ishte dhurata e duhur për 1 shekull pavarësi.

Për të sqaruar sa real është marrja e statusit kandidat këtë vit, presidenti Bamir Topi preferoi ta vendoste në kontestin e raportit mes studentit dhe profesorit.

“Unë shpreh dëshirën dhe shpreh gadishmërinë për të punuar për të marrë statusin. Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me BE, dhe e vërteta është se ajo që shfaqet në komunikim me politikanët është vetëm një pjesë e asaj cka bëjnë ekspertët. Vlerësoj pozitiv, rikthimin e dialogut parlamentar, gjithsesi është si raporti i studentit me profesorin. Ndonjëherë studenti kërkon më shumë se çfarë meriton. E vërteta është se duhet të bëjmë shumë që meritojmë të marrim statusin e vendit kandidat.”- tha Presidenti Topi

Ndërkohë që kreu i shtetit kroat deklaroi “Do të ishte dhuratë e madhe që vendi juaj të fitojë statusin e vendit kandidat këtë vit. Rruga jonë ka qenë e vështirë. Ne i kemi hapur luftë korrupsionit. Sa i përket integrimit drejt BE-së, Shqipëria do të hasë në të njëjtën problem që hasi Kroacia, por ju keni rastin të kaloni disa gjëra, pasi Kroacia do ju japë ndihmë. Ne kemi pasur rrugë shumë të vështirë, kemi pasur problem korrupsionin, ndërtimi i anijeve, por dhe problem me minoritetet, në kohën e pas luftës.”

ARDHJA E JOSIPOVIC
Presidenti i Kroacisë, Ivo Josipoviç mbërriti sot në Tiranë për një vizitë zyrtare me ftesë të presidentit shqiptar Bamir Topi. Axhenda e takimeve nisi rreth orës 09. 30 minuta në Pallatin e Brigadave ku pas pritjes zyrtare, presidenti Topi dhe Josipoviç kanë nisur takimin kokë më kokë. Më pas u firmos marrëveshje mbi njohjen reciproke të lejeve të drejtimit mes dy vendeve tona, dhe zhvilluan një konferencë për shtypin.

JOSIPOVIC: KOSOVA TË NISË ZGJIDHJEN E PROBLEMEVE ME SERBINË, SI KROACIA
Pyetjes se konkretisht cfarë biseduan me Topin për situatën në Kosovë, Josipoviç u përgjigj: “Sa i përket marrëdhënieve mes Serbisë e Kosovës ne e dimë si është situate, por dua tju përmend se Shqipëria e Kroacia kanë pranuar Kosovën si shtet i ri, por ne si Kroaci, dëshirojmë që marrëdhëniet tona të jenë të mira dhe me Serbinë. Historia na ka mësuar se problemet nuk mund të zgjidhen nëpërmjet një recete, por palët të ulen e të zgjidhin problemet. Bashkësia ndërkombëtare mund të bëjë një gjë të kërkojë të vazhdojnë negociatat për zgjidhjen e problemeve mes dy shteteve. Ju rikujtoj se dhe Kroacia me Serbinë, ka pasur histori të keqe, por vitet e fundit kemi filluar të zgjidhim, ka shumë probleme të pazgjidhura. Unë e Tadiç kemi dhënë një kontribut të madh për marrëdhëniet mes dy shteteve dhe mendoj se në të njëjtën rrugë të vazhdojë Serbia me Kosovën. Të njëjtë situatë kemi pasur dhe ne, por i kemi kaluar."

Ora 11: 46 TOPI: DO TE NDJEKIM SHEMBULLIN E KROACISE DREJT BE
Presidenti falenderoi Josipovic për praninë e ftesës, dhe cilësoi bisedimet e zhvilluara sot si “të shkëlqyera” “Rikonfirmuam marrëdhënie e shkëlqyera mes Shqipërise e Kroacisë në të gjitha fushat dhe vlerësuan nivelin e dialogut politik mes dy vendeve”- tha Topi duke shtuar se nga vendi bashkëudhëetar pë tu integruar në NATO do të marrë eksperiencën për tu anëtarësuar në BE.
“Referendumi i zhvilluar dje i dha jetë anëtarësimit të Kroacisë në BE.” – tha Topi, duke iu referuar referendumit të Kroacisë, dhe vlerësoi se me anëtarësimin e Kroacisë do të ketë “një zë më shumë nga vendet e Ballkanit Perëndimor që do flasë në emër të aspiratës së BE.”
Topi tha se informoi homologun Josipovic për festimet e 100 vjetorit të pavarësisë. “Ne jemi besimplotë që ky vit të jetë dhe viti kur Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat për BE”- tha Topi, duke u ndalur në politikën rajonale, Topi tha se roli i dy vendeve është konstruktiv dhe paqësor.
“Kemi ndarë shqetësimet që vihen re nga tendenca të izolurara të qarqeve ultranacionaliste për të rikther një klimë tensioni në Ballkan. Kemi konstatuar se ka një dëshirë të vendeve tona që të zgjerojmë marrëdhëniet e bashkëpunimit me vendet e Ballkanit”. 
I kam kërkuar Josipoivic që të jetë nxitës në pjesëmarrjen e Kosovës në takimet rajonale. Gjithashtu është diskutuar dhe për vendosjen e linjës ajrore Zagreb Tiranë dhe linjës së tragetit Durrës – Rijek.

AXHENDA
Josipoviç do të zhvillojë takime me kryeministrin Berisha dhe më pas me kryetaren e kuvendit Topalli, me të cilën mbyllet dhe axhenda e ditës së parë të vizitës. Në ditën e dytë të qëndrimit në vendin tonë, presidenti i Kroacisë do të mbajë një leksion në unversitetin e Tiranës, do të vendosë kurorë me lule për nder të Dëshmorëve të Kombit. Josipoviç do të zhvillojë edhe një takim me Kryetarin e Bashkise së Tiranës, ndërsa do të vizitojë edhe qytetin e Durrësit dhe të Krujës.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Del fotoja e mikut të biznesmenit që vdiq det, u arrestua sot! Do i vendosnin tritol anijes 'Finikas Lines', ishin konkurentë në linjën Sarandë-Korfuz

Del fotoja e mikut të biznesmenit që vdiq det, u arrestua sot! Do i vendosnin tritol anijes 'Finikas Lines', ishin konkurentë në linjën Sarandë-Korfuz