DURRES – Nga qyteti i Durrësit ku ka marrë pjesë në zyrtarizimin e degës së re të Frymës së Re Demokratike, ish-presidenti dhe kreu aktual i kësaj partie Bamir Topi u përqendrua në evidentimin e shkeljeve të njëpasnjëshme që po bëhen në qeverisjen shqiptare, e cila po uzurpon të gjitha pushtetet.
“Pazare, keqqeverisje, financime të dyshimta, uzurpim të pushteteve e së fundmi, edhe personalizim të festës më të madhe kombëtare, shpalljes së pavarësisë. Kjo duhet të ndalë menjëherë,- tha Topi. – Qytetarët duan mirëqenie, vende pune, mundësi për përmirësimin e jetës e prestigj për të qenë qytetarë të denjë, e jo ekspertizë për gjithçka nga një njeri i vetëm, madje edhe për çmimin e tortës e mishit të qengjit”, u shpreh Topi.
Duke sjellë në vëmendje dëmet që qeverisja e kryeministrit aktual po iu sjell shqiptarëve, kreu i FRD-së u shpreh i bindur se ka ardhur momenti t’i japë fund me votë dhe me mjete demokratike modeleve të vjetra të qeverisjes, risisë e rotacionit, e jo thjesht zëvendësimit të pushtetit nga njëri individ tek tjetri.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com