SHKODER- “Fryma e Re Demokratike nuk është futur në politikë për një vend në parlament, pasi ajo çka e ndan këtë forcë politike me partinë në pushtet, është morali politik”. Ka qenë kjo deklarata e kryetarit të FRD-së Bamir Topi në qytetin e Shkodrës gjatë prezantimit të kandidatëve për deputet në këtë qark.
Pasi shprehu mirënjohje për qytetin e Shkodrës për gjithçka ka dhënë në historinë shqiptare, Topi tha se “FRD synon të përfaqësojë ata që nuk përfaqësohen dot, duke filluar që nga ish-të përndjekurit e deri tek pronarët legjitimë”.
Kreu i FRD u shpreh për një politikë të moderuar, kundër konfliktualitetit, dhe i ftoi qytetarët shkodranë të vlerësojnë më shumë se pushtetin, harmoninë, dinjitetin dhe tolerancën.
Gjithashtu kryetari i FRD-së u sugjeroi kandidatëve të FRD në qarkun Shkodër të komunikojnë drejtpërdrejt me zgjedhësit për t'u shpjeguar atyre programin dhe synimet e FRD-së në një moment që kryeministri dhe kryetari i opozitës e bëjnë këtë gjë në media për 5-6 orë rresht.
Por gjatë takimit të FRD-së është ndërprerë disa herë energjia elektrike, kjo gjë ka bërë që kreu i FRD-së Bamir Topi të lëshojë një lumë akuzash ndaj kryeparlamentares Jozefina Topalli që sipas Topit është “një njëri i vogël që nuk e meriton të përfaqësojë këtë qytet”.
Lista e 11 kandidatëve të prezantuar nga FRD në qarkun e Shkodrës, kryesohet nga Fatlum Nurja, ish këshilltarë i presidentit Topi.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com