TIRANË – Kryetari i I FRD-së, Bamir Topi, është takuar dje me banorë të Zall Herrit duke u folur në veçanti për procesin e votimit që po afron. “Çdo votë juaja duhet të kthehet në
një mandat për të siguruar një përfaqësim dinjitoz”. – ka thënë Topi. – “Është e nevojshme që pas 22 vitesh çdokush nga ne të bejë një analizë dhe të vlerësojë se ku jemi e ku duhej të ishim dhe të mos votojmë qorrazi.
 
Çdo gjë varet nga ju dhe nga vetëm ju! Po të organizoheni, askush nuk mund të tallet me ju, as politikanët që me flamujt e shumtë kanë errësuar qiellin dhe mendojnë  se falë tyre mund të çimentojnë pushtetin që kanë.”
 
Kreu i FRD-së shoqërohej nga  shoqëruar nga kandidatët për deputetë të FRD-së për qarkun e Tiranës. Kandidati për deputet i zonës, Kujtim  Shera,  tha se kjo zonë është lënë pas dore si nga e majta dhe  nga e djathta prandaj tashmë ka ardhur koha që qytetarët t’i ndëshkojnë  të dyja me votën e tyre për alternativën politike më të ndershme, FRD.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)