TIRANE - Sot do të largojmë stalinistin e fundit në Europë. Kështu u shpreh Kryetari i Frymës së Re Demokratike gjatë zyrtarizimit të degës së partisë në Tiranë. Duke theksuar faktin se ka qenë dëshmitar në rrëzimin e komunizmit, Topi në fjalën para të pranishmëve tha se 21 dhjetorin duhet ta lidhni me momentin e ndryshimit të politikës, “një rilindje të vërtetë”.
“Kjo është një ditë e veçantë, sot jemi së bashku për një politikë të re që na ndan nga tranzicioni 22-vjeçar dhe na bashkon me atë që na ka dhënë zoti dhe na ndaj politika bashkimin me BE-në. Ishim të bindur që 21 dhjetori nuk do të ishte fundi i botës, bile jemi të lumtur që jemi të gjithë së bashku. Jemi këtu se sot fillon një cikël i ri për një rilindje jo thjesht ajo rilindje që përdoret në disa parulla politike. Një mision i ri i cili do na bashkojë të gjithëve. Juve duhet ta lidhni 21 dhjetorin me një moment të veçantë, kam qenë dëshmitar okular që detyroi regjimit komunist për të hequr statujën e bolshevikut, sot do të largojmë stalinistin e fundit në Europë”, u shpreh ish-presidenti Topi.
NEVOJA PER ENERGJI TE REJA, JO PER QENDRIME STALINISTE
Kreu i FRD-së tha se Shqipëria ka nevojë për energji të reja dhe jo për dhe jo për individë me qëndrim stalinist që e gdhinë dhe e ngrysin ditën duke parë armiqtë.
“Jemi këtu për t’u përballur me dinjitet, për zgjidhjen e problemeve dhe jo për të gjetur një alibi siç bën pushteti i sotëm dhe modeli siamez në opozitë. Shqipëria ka nevojë për shtet të së drejtës dhe demokratik funksion jo për pushtet njësoj si në diktaturë. Shqipëria ka nevojë për energji të reja. Një shtet më pak burokratik dhe i korruptuar dhe jo për individë me qëndrim stalinist që e gdhinë dhe e ngrysin ditën duke parë armiqtë, shikojnë armikun edhe tek partnerët ndërkombëtarë të SHBA dhe BE”, deklaroi Topi.
FRD, PARTI ME MISION POLITIK
Më tej Topi u shpreh se Fryma e Re Demokratike nuk është një emër më shumë në skenën politike, por një parti e mendjeve të hapura dhe me mision politik.
“22 vite më parë rinia studentore bëri ndryshimin historik duke rikthyer sistemin demokrat. Qytetarët e Tiranës u përballën me çdo krizë, duke fituar titullin e zemrës së kombit shqiptar, që bën krenar çdo shqiptar kudo që ndodhet. Tirana sot është metropol, ku të gjithë bashkëjetojnë në harmoni. Sot FRD jetësohet zyrtarisht në të gjitha qarqet e vendit, partia më e re politike, një aktor përcaktues për politikën vendimmarrëse. FRD nuk është një emër më shumë në skenën politike por është parti e mendjeve të hapura. Misionin politik nuk e lidhin me poste por me vendime afatgjata për zhvillimin e Shqipërisë”, tha Topi.
KUVENDI LUAN ME NJE KEMBE, I HEQ FJALEN OKETES
Topi theksoi se Oketa dhe disa anëtarë të FRD-së janë studentë të dhjetorit që rrëzuan sistemin komunist dhe ndodh tani që një ish-komunisti i konvertuar në demokrat i heq fjalën, pasi Kuvendi po ta krahasojmë me gjuhën e sportit tenton të luajë me një këmbë.
“Para meje foli zoti Oketa, një deputet i nderuar, një koleg shumë i vyer. Në retrospektivë do të shohim që Oketa, Biberaj, Valbona Duri kanë qenë studentë të grevës së urisë. Ata studentë që hapën rrugët e demokracisë. Erdhën morën pushtetin politik dhe sot ndodh që ish-komunisti i konvertuar në demokrat i heq fjalën. Të jenë të bindur që ajo që nuk i jepet në atë sallë dëgjohet nga ata që janë shumëfishi i atyre që janë në parlament. Ai institucion është kthyer në një institucion shumë fiktiv, që po ta krahasojmë me gjuhën e sportit tenton të luajë me një këmbë”, tha Topi.
BUXHETI I 2013, BUXHET HALLI, TREGUES PAAFTESIE
Duke përmendur buxhetin që u miratua pak ditë më parë nga mazhoranca, Topi tha se ky është buxheti i hallit dhe i krizës dhe se votimi i 3 ligjeve është alibia e radhës e qeverisë.
“Aspirata e popullit shqiptar kërkon të futet në Europë dhe janë pikërisht këta që e bllokojnë. Harrojnë që monitorohen harrojnë që nuk janë vetë 3 ligjet, është alibia e radhës, problemi është më i gjerë më kompleks. Keni parë sesi kërcënohen deputetët, praktikisht është e njëjta sjellje që bëhej në kohën e monizmit kur partia në pushtet dominonte gjithçka. Sapo kjo mazhoranca ka miratuar një buxhet, buxhet halli, buxheti i krizës, është tregues tipik i paaftësisë së saj për mirëqeverisje”, theksoi kreu i FRD-së.
QEVERIA NUK MBAJTI PREMTIMET
Topi tha se qeveria nuk mbajti asnjë nga premtimet. “Qeveria premtoi kompensimin e plotë të ish të përndjekurve politik, në buxheti ne ri nuk parashikohet një gjë e tillë, ja mashtrimi i radhës. Premtoi Parlamentin e ri dhe rrugë të reja, nuk parashikohen në buxhetin e ri. Qeveria premtoi disa herë se gjatë 2013 do të zgjidhë problemin e ish-pronarëve, në buxhet nuk është diçka e tillë. Qeveria ka shpallur prioritet arsimin dhe shëndetësinë vetëm me fjalë dhe demagogji. Dy sektorët që janë një bilanc negativ, por parashikohen investime minimale, do përballen me një situatë më të rëndë ekonomike. Gjërat janë të dukshme. Një njeri kur gëzon shëndet të mirë nuk u shkon mendja tek të sëmurët, ka mjaft pensionit që mosha i bën të përballojnë një jetë të vështirë” tha Topi.
BERISHA SHET SHQIPERINE TEK MIQTE E TIJ
Bamir Topi deklaroi se Berisha po ua shet Shqipërinë 1 euro miqve të tij, kurse ish-pronarët harxhojnë shumë për të marrë pronat e tyre dhe asnjëherë nuk i marrin.
“Kanë nxjerrë në treg Shqipërinë me parullën “Shqipëria një euro” për miqtë e tij klientelistë. Ia shet një euro Shqipërinë miqve të tij që e dimë se kush janë dhe miliona euro për qytetarët e ndershëm, për ish-pronarët që për të marrë pronat e tyre duhet të harxhojnë shumë dhe asnjëherë si marrin. Borxhi rekord dhe privatizimi klientelist janë abuzuese dhe po mbajnë peng ekonominë familjare duke thelluar hendekun e varfërisë, mes shtesës politike të pasur dhe familjeve shqiptare të varfra. Hyrja në NATO u shoqërua me rritjen e fondit për forcat e armatosura, këto fonde do të shkonin për investime, të gjithë jemi që politika korruptive kanë shkuar në drejtim të kundërt. Ata djem në Afganistan kanë mbetur pa para”, tha Bamir Topi.
DISA MEDIA ZEDHENESE TE BERISHES
Kryetari i FRD-së ka hedhur akuza për disa media, pasi edhe pse ishin ftuar në aktivitetin e FRD nuk kanë qenë të pranishme pasi paguhen nga qeveria për t’u kthyer më pas në zëdhënëse të Berishës.
“Fondet shkojnë për klanin mediatik në pushtet, i cili është zëdhënës dhe sot edhe pse janë bërë ftesa mediave pranë qeverisë kërkojnë të bëhen zëdhënëse. Mediat janë kthyer në bunker dhe hidhet elozhe për liderin. Ai sot dominon pjesën më të madhe të sistemi mediatik dhe të shkruar”, theksoi Bamir Topi.
QEVERIA HARXHON PER SPOTE, NUK PAGUAN NDIHMAT EKONOMIKE
Bamir Topi theksoi se kjo qeveri që harxhon miliona euro për vilat dhe spotet nuk paguan ndhimat minimale sociale për shtesat në nevojë. “Qeveria harxhon miliona për vila dhe spote dhe nuk paguan ndihmat minimale sociale për paraplegjikët. Të gjithë jemi dëshmitarë kur nga bodigardët u keqtrajtuar të verbrit që ikën te Kryeministri për të biseduar. kjo ndodh në Shqipërinë e Kryeministrit Berisha. Kjo qeveri nuk trajton të sëmurët në spitale, nuk ka fonde, ngrohje dhe kushte për shkollat. Mësuesit nuk marrin rrogat mujore.
BERISHA URDHERON POLICINE
Ndër të tjera Bamir Topi theksoi se “ në qeverinë e sotme sa më shumë i korruptuar të jesh aq më shumë ngjitesh në qeveri. Kryeministri krijoi një sistem paralel dhe antikushtetues, duke urdhëruar policinë të mos zbatojë urdhrin e prokurorisë”.
DO TE ZBARDHIM TE GJITHE EMRAT E KORRUPTUAR
Duke iu referuar raportit më të fundit të “Global Financial Integrity” në të cilin theksohej se më shumë se 1.3 miliardë dollarë janë larguar nga Shqipëria nga një elitë e korrupstuar gjatë 5 viteve 2005-2010, Bamir Topi premtoi se FRD do të zbardhë të gjithë emrat e korruptuar.
“Raporti më i fundit i GFI se kjo oligarki ka transferuar jashtë vendit 1.4 miliardë dollarë , njësoj si Gaddafi i Libisë e Mubaraku i Egjitpti. FRD deklaron se nesër në vendimmarrje parlamentare do të marrë të gjitha hapat për të zbardhur të gjithë emrat dhe depozitat bankare ku ndodhen. Kjo praktikë korruptive, ky sistem keqqeverisës duhet të marrë përgjigjen e merituar, duhet të ndëshkohet me votë. Refuzimin e çdo bashkëpunimi, angazhimin e plotë për të pastruar politikën nga klanet keqbërëse.
Bazuar në projektin tonë politik FRD nuk mund të lejojë që qytetarët të trajtohen si numra elektoralë. Qytetarët do të bëjnë ndryshimin e politikës. Ky vend mund dhe duhet të bëhet”, deklaroi Topi.
ME 23 QERSHOR, SE BASHKU DO T’IA DALIM
Topi premtoi dhe shprehu bindjen se FRD në 2013 do të jetë një forcë fituese. “Sot është koha për të folur dhe për të qenë më aktiv. Ju ftoj të veprojmë së bashku në mënyrë që shqiptarët të shkojnë në 23 qershor jo për të zgjedhur midis të keqes më të madhe dhe të vogël por midis modeleve të reja dhe të vjetra. Bindja ime është se së bashku do t’ia dalim, të jeni të sigurt që do t’ia dalim. FRD do të jetë një forcë fituese në 2013.
Në fund të fjalës së tij, kreu i FRD-së ka uruar të gjithë shqiptarët për festat e fundvitit duke thënë: “Dëshiroj t’ju uroj të gjithë besimtarëve ortodoksë dhe katolikë gëzuar Krishtlindjen. Përshëndes popullin shqiptar gëzuar vitin e ri, paçi një vit të suksesshëm, shëndet dhe harmoni në familjet tuaja”.
OKETA: KOALICiONI BLU ME PULLA TE KUQE ZHGENJEU SHQIPTARET
Në fjalën e tij, nënkryetari i FRD-së, Gazmend Oketa tha se shkaktarët e mosmarrjes së statusit të vendit kandidat është koalicioni blu me pulla të kuqe që zhgënjeu shqiptarët. Oketa theksoi se Shqipëria është kthyer në një republikë kryeministrore, prandaj duhet që me votën e lirë duhet të rrëzohet kjo qeveri autoritare.
“Sot mbetemi të fundit, jemi vendi që nuk mundi të marrë ftesën e vendit kandidat. Shkaqet dhe shkaktarët mbeten të njëjtët, ata që shqiptarët i besuan ëndrrën dhe na zhgënjeu. Ata që realizuan koalicionin blu me pulla të kuqe nën moton e integrimit me martesën politike. Në jemi Republikë parlamentare por funksionojmë si Republikë kryeministrore. Çdo ditë dëgjojmë përralla për ekonominë që lulëzon, pavarësisht borxhit që rritet frikshëm, kriza energjetike është tek dera. Nuk duhet të presim më, të rinjtë nuk na falim më dekada tranzicion. Duhet të ndryshojmë këtë realitet dhe t’i japim fund frymës politike konfliktuale. Duam ta bëjmë Shqipërinë një vend normal që çdo qytetar të mos e shoh me dyshim të ardhmen e tij por të ndihet i sigurt, të njëjtën dëshirë për zhvillimin e Shqipërisë ta kenë edhe fëmijët tanë. Ne duam që politika të jetë në shërbim të qytetarëve dhe jo qytetarët në shërbim të pushtetarëve. I bëj thirrje çdo qytetari të mos rrijë por të duket. Me votë të lirë mund të rrëzojmë çdo qeveri autoritare. Ashtu si 1990 Tiranës i takon të jetë kryeqyteti i ndryshimit, shpresës dhe gjithë shqiptarëve. 6 muaj nga ndan nga 23 qershori, unë besoj se së bashku do t’ia dalim”, u shpreh Oketa.
Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com