Topi: Të marrim përgjegjësitë
për 2012

Topi: Të marrim përgjegjësitë <br />për 2012
TIRANE- Vetëm pak orë nga ndërrimi i viteve presidenti i Republikës përcolli mesazhin e urimit për më shumë begati dhe qetësi për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe në mbarë botën!

Presidenti fton politikën për të bërë një refkeltim të thellë mbi situatën e përkeqësuar politike të 2011, dhe bën thirrje për marrjen e përgjegjësive që në 2012, në 100 vjetorin e pavarësisë, Shqipëria të mos vonohet asnjë cast në procesin e e demokratizimit të saj.

“Historia dhe populli shqiptar pret shumë më tepër nga të gjithë ne në vitin 2012. Shqipëria, të dashur motra dhe vëllezër, nuk duhet të vonohet asnjë cast në procesin e demokratizimit të saj. Situata e përkeqësuar politike, me pasojat e saj tepër negative për integrimin e vendit, kërkon një analizë të thellë. Le të mbetet pjesë e padëshiruar dhe kujtim i keq i vitit që po lemë pas. Ecja përpara e vendit dhe përmirësimi i jetesës së qytetarëve nuk duhet të ndihen të rrezikuara në vitin e njëqindtë të formimit të shtetit shqiptar.” – shkruan presidenti në mesazhin e tij drejtuar popullit shqiptar. Mesazhi është publikuar sot në faqen zyrtare të presidencës.

“Të gjithë bashkë dhe vetëm duke punuar së bashku, 100 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë mund të na bëjë të jemi krenarë për të tashmen dhe të ardhmen.
Vetëm duke qenë të bashkuar në qëllimin tonë, do të mund t’u sigurojmë shqiptarëve një jetë më të mirë dhe një të ardhme të sigurt”- shkruan më tej presidenti.
Ai e mbyll mesazhin duke besuar tek forca e qytetarëve, dhe qëndrimi të bashkuar mund të bëjë që Shqipëria të ecë përpara drejt integrimit europian.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza