SARANDË – Kreu i FRD-së, Bamir Topi, ka kërkuar nga Saranda që të fillojë transparenca e plotë për veprimet me pronat e qytetarëve shqiptarë. Gjatë një takimi me simpatizantët e FRD-së në këtë qytet, Topi ka folur për problemet e turizmit, por në veçanti për konflitet në çështjen e pronave të bregdetit. “Partia në pushtet e nisi misionin historik në vitin 1992 me shumë premtime”,- tha Topi, - “duke iu referuar ish-të përndjekurve dhe pronarëve.
Kërkonim atëherë një shtet jo për një grup njerëzish, por një shtet për të gjithë qytetarët, dinjitoz, të gatshëm për në BE. Por, sot, shohim një parti në pushtet që e mbylli legjislaturën me deputetë të partisë kundërshtare, një parti që nuk udhëhiqet më nga idealet e qendrës së djathtë. Fryma e Re Demokratike e ka bërë çështjen e pronës një nga shtyllat e programit të saj dhe synon ta zgjidhë atë brenda 4 viteve të mandatit të parë”, - theksoi kreu i FRD-së.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com