TIRANË – Kryetari i FRD-së, Bamir Topi, ka biseduar sot me banorët e njesisë nr.1 të Tiranës. Ai në veçanti ka folur për politikën e qeverisë ndaj Tiranës, si një metropol dhe veçanërisht, vëmendjen që ajo meriton nga pushteti lokal, që e ka lënë atë në gjendje të keqe.
"Sot dua të flas për popullsinë autoktone të Tiranës”, - tha ai, - “që me vite ka jetuar në këtë qytet, që ka pasur standartet e veta ekonomike, por që e ka pësuar më shumë se kushdo tjetër nga regjimi komunist dhe që i dha më shumë se gjithkush, shtysë lëvizjeve demografike dhe demokratike, duke pranuar ata që kanë ardhur në Tiranë dhe duke shpresuar se pushteti do t’i kthente të drejtën legjitime për administrimin e pronave dhe të jetës.
Fakti që pas 22 vjetësh, fakti që ai që ishte President e realizoi sëbashku me socialistët ligjin e tokës, çështja e pronës është më shumë se kurrë e kompromentuar. Jo vetëm nga politika, por nga administrata e korruptuar që drejtohet nga njerëzit më të besuar të Kryeministrit dhe që po e vuajnë ish-pronarët e tokave dhe biznesi i ndërtimit, ata që presin të legalizohen e më gjërë. Pra, është një çështje e gjeneralizuar.
INVESTIMET NË TIRANË SHKOJNË NË LAGJET E KLIENTELES SË PUSHTETIT
“Sot, edhe pushtetin qëndror dhe atë lokal e ka në dorë partia në pushtet”, - tha kreu i FRD-së. – “Askush sot nuk mund të krenohet me situatën urbane të Tiranës. Është shumëfishuar nr. i automjeteve, ndërsa rrugët në pjesën e banuar kanë mbetur po ato. Një investim që bëri qeveria, e çoi eskluzivisht në pjesën jugore të Tiranës ku është dhe fshati i bllokmenëve të rinj. Një duhet të shkojë nga liqeni, ku dhe ato toka që janë shpronësuar për interes publik, janë shpronësuar me shuma qesharake. Dhe ky është diskriminim. Kur të gjitha investimet shkojnë në një drejtim,ku është klientela e pushtetit, ne pyesim: Ai i duam ne rrugët? Padyshim që i duam, atje ku jetojnë edhe njerëz të tjerë. Një problem tjetër është ai i punësimit në këtë zonë. Po ashtu, njerëzit që nuk kanë strehim e presin radhën tek strehimet sociale, kanë vite që rrinë apartamentet bosh e nuk futet askush. A përdoren këto për interesa elektorale? Nëse po, përse rrinë bosh?
Një problem tjetër është ai i legalizimeve në këtë zonë.personalisht kam qënë kundër ligjit 7501. Madje kam qënë në konfklikt të hapur interesi në një zonë të Tiranës, por e kam pranuar, ashtu si dhe familja ime, për t’i hapur rrugën legalizimit të banesave në atë zone”.
CILA BOTË E ERRËT FINANCON REKLAMAT NËPËR RRUGË?
“Dilni rrugëve të Tiranës e shihni reklamat”, - tha Topi. – “ku ka një ka një zaptim total të gjithçkaje, a thua se njerëzit do hanë flamujt, banderolat. Tani kanë filluar edhe zaptimin e shtyllave vertikalisht. Cila botë e errët i financon këto shpenzime marramendëse? Ku janë ato komisione, që sipas ligjit duhet t’i verifikojnë?”
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com