Topi urim të vecantë për
policët, mjekët e gazetarët

Topi urim të vecantë për<br />policët, mjekët e gazetarët
TIRANE- Presidenti i Republikës, Bamir Topi përcolli sërish sot urimin për një vit të mbarë, ndërsa i kushtoi një urim të vecantë policëve, mjekëvë dhe gazetarëve që shërbyen gjatë gjithë natës së mbrëmshme.

“Në këtë vit të rëndësishëm e historik për shqiptarët, në 100-vjetorin e Pavarësisë, në këtë ditë të mrekullueshme me diell, besoj që urimi shkon edhe për të porsalindurit, që të kenë jetë, të kenë shëndet, të rriten me ngrohtësi familjare, për të qenë nesër, me siguri, qytetarë dinjitozë të Evropës!

Unë do ta shfrytëzoj këtë rast për të falënderuar të gjithë ata që shërbyen gjatë gjithë natës së mbrëmshme. Kur të gjithë festonin, ata ishin në detyrë, duke filluar nga personeli mjekësor, personeli ndihmës, forcat e ruajtjes së rendit dhe të gjithë ata që kanë qëndruar jashtë festimit për t’u siguruar gëzim dhe hare të gjithë të tjerëve.
Edhe njëherë dëshiroj t’ju falënderoj edhe juve, gazetarëve në terren, sepse nuk mungoni pavarësisht që të tjerët ndoshta pushojnë, juve jeni vazhdimisht në detyrë.”- deklaroi presidenti Topi pas vizitës në që zhvilloi në martenitetin "Koco Gliozheni" në Tiranë

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza