Topi: Xhaxhiu brymosi brezat
me dashurinë për artin

Topi: Xhaxhiu brymosi brezat<br />me dashurinë për artin
TIRANE- Presidenti i Republikës, Bamir Topi, nëpërmjet një mesazhi, shprehu ngushëllimet për ndarjen nga jeta në moshën 91-vjeçare të filologut, poetit, studiuesit dhe pedagogut të letërsisë së lashtë latine e greke, Muzafer Xhaxhiu.

"Ndiej një keqardhje të thellë dhe trishtim të veçantë në këto momente, teksa ju shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për ndarjen nga jeta të njeriut tuaj të shtrenjtë. Më lejoni të jem pranë jush për të ndarë këtë dhimbje të thellë dhe për t’ju shprehur konsideratën më të lartë personale dhe institucionale për profilin njerëzor dhe akademik të Profesor Xhaxhiut!”, shkruan Presidenti Topi në mesazhin e tij.

"Në kujtesën e të gjithë të atyre, që për dekada me radhë patën fatin ta njohin, qoftë si poet, si filolog apo akadamik, qoftë si pedagog në Universitetin e Tiranës, Profesor Muzafer Xhaxhiu do të mbetet i pashlyeshëm për virtytet e rralla njerëzore, për personalitetin e spikatur dhe për përkushtimin e pasionin ndaj studimit të letërsisë dhe përgatitjes së brezave të tërë letrarësh e shkrimtarësh, të cilët i brumosi me dashurinë për artin e bukur të të shkruarit" - theksohet në mesazhin e presidentit.

Poeti dhe studiuesi i letërsisë, pedagogu i Letërsisë Antike, Muzafer Xhaxhi u nda dje nga jeta.  I konsideruar si helenisti i fundit Xhaxhiu mbante titullin "Mjeshtër i Madh" dekoruar nga Presidenti i Republikës për punën e tij afro shtatëdhjetëvjeçare dhe kontributin e çmuar për letërsinë dhe fjalën shqipe.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Këngëtarja italiane Giusy Ferreri koncert në Tiranë: E lumtur që rikthehem, të rinjtë të jenë autentikë

Këngëtarja italiane Giusy Ferreri koncert në Tiranë: E lumtur që rikthehem, të rinjtë të jenë autentikë