ATHINE- Athina premton bashkëpunim për zgjidhjen e problemit të toponimeve për shqiptarët. Ambasadori shqiptar në Greqi, Dashnor Dervishi, zhvilloi dje një takim me ministrin e Jashtëm grek, Evangelos Venizelos, ku pohoi se gjatë këtij takimi u diskutuan çështje me rëndësi dy palëshe.
Sipas tij, kryediplomati grek ka theksuar se problemet e krijuara artificialisht duhet të zgjidhen duke shtuar kontaktet.
Lidhur toponimet greke në pasaportat e fëmijëve shqiptarë të lindur në Greqi, Venizelos ka premtuar që stafi i tij do të hyjë në kontakt të menjëhershëm me autoritetet e MPJ për ta zgjidhur këtë çështje.
Nëpërmjet ambasadorit shqiptar, ai ka ftuar Ramën të vizitojë Greqinë para marrjes së detyrës si kryeministër, në muajin shtator.
Shkrimi u botua sot në gazetën “Shqiptarja.com” (print) 02.08.2013
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com