TIRANE- Emigrantët socialistë të Greqisë duket se po kërkojnë ndihmë nga pala shqiptare për zgjidhjen përfundimtare të problemit mes saj dhe qeverisë greke për çështjen e toponimeve me shtetin fqinj. Kjo nismë është marrë si fillim nga dega e Partisë Socialiste në Selanik të Greqisë, ku përfaqësues të saj ndodhen në Tiranë në kuadër të disa takimeve me zyrtarë të lartë të qeverisë di dhe të vetë PS. Ka qenë kreu i Ps, në Selanik Spiro Janaqi i cili ka ngritur si shqetësim zgjidhjen e këtij problemni, duke kërkuar në këtë mënyrë ndihmën e qeverisë shqiptare. Ndërkohë që gjatë ditës së djeshme ka qenë deputeti socialist, Blend Klosi, i cili aktualisht është dhe sekretari organizativ i PS-së, ai që është takuar me përfaqësuesit e PS-së së Selanikut.

Përfaqësuesit e emigrantëve shqiptarë në Greqi kërkojnë në këtë mënyrë një zgjidhje të këtij problemi, ku në të shumtën e rasteve janë fëmijët ata që penalizohen në kufirin mes dy vendeve për shkak të shkrimit në gjuhën shqipe të vendit të lindjes së tyre, në Greqi. Vetë kreu i PS-së në Selanik, Spiro Janaqi e ka ngritur këtë shqetësim edhe në rrjetin social Facebook, ku ka bërë të ditur se në lidhje me këtë problem do të realizoheshin takime me ministrin e Jashtëm. Gjithësesi, deri më tani ende nuk është zyrtarizuar arritja e një marrëveshje mes përfaqësuesve të emigrantë shqiptarë si dhe qeverisë në vend, në lidhje me hapat e mëtejshme që do të ndiqen për zgjidhjen e këtij poblemi mes dy vendeve. Ata në të njëjtën kohë kanë kërkuar edhe takime me përfaqësues të ministrisë së Jashtme si dhe të Brendshme Greke si dhe me përfaqësues të konsullatës greke për bashkëpunimin për t`i dhënë zgjidhje këtij problemi.  

Takimet zyrtare
Vetëm pak muaj më parë pala greke u ka premtuar homologëve shqiptarë për zgjidhjen përfundimtare të çështjes së toponimve, problem të cilën e vuajnë më shumë emigrantët që kthehen në Shqipëri gjatë sezonit turistik apo dhe festave të fundvitit, ku fluksi i kthimit të tyre në atdhe është edhe më i madh. Ka qenë vetë ministri i Jashtëm grek, Evangjelos Venizellos, i cili në një takim të përbashkët me homologun Ditmir Bushati ka premtuar një bashkëpunim mes palëve për t`i dhënë zgjidhje këtij problemi. Gjithashtu edhe ministri i Brendshëm i Greqisë, Nikos Dendias gjatë takimit me homologun e tij, Sajmir Tahiri ka garantuar palën shqiptare për një zgjidhje për këtë problem. Gjithësesi emigrantët shqiptarë u lejuan që të hyjnë dhe të dalin në vendin tonë pa probleme në kufij për toponimet në bazë të marrëveshjeve disa ditore për të mos penguar lëvizjen e tyre të lirë.
 

 Shkrimi u publikua sot (07.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)