Toponimet greke në pasaporta
Greqia ndalon sërish shqiptarët

Toponimet greke në pasaporta<br />Greqia ndalon sërish shqiptarët
GJIROKASTËR – Greqia nuk do lejojë hyrjen në kufi të shqiptarëve që i kanë të shkruara në shqip, toponimet greke në pasaportat e tyre. Veçanrisht ky problem prek fëmijët e lindur në Greqi, të cilët janë pajisur me pasaportat e reja biometrike në Shqipëri.  

Greqia la dy hapësira këtë vit për kalimin e lirshëm të kufirit, për Pashkët dhe për zgjedhjet e 23 qershorit, por duket se qeveria greke tani e ka mbyllur çështjen sërish më Shqipërinë. Burimet nga policia doganore e Kakavijës njoftuan se pas pengimit të familjeve shqiptare për të kaluar kufirin grek, kanë nisur bisedimet dypalëshe për zgjidhjen e ngërçit. Ditën e sotme, asnjë fëmijë me toponime greke në pasaportë, shkruar në gjuhën shqipe, nuk është lejuar të hyjë në Greqi.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Shorti për apartamentet e reja te ‘5 Maji’, Veliaj: Leksion për politikën të mos pengojë punët publike! Përfitojnë edhe ata që nuk kanë pasur legalizim

Shorti për apartamentet e reja te ‘5 Maji’, Veliaj: Leksion për politikën të mos pengojë punët publike! Përfitojnë edhe ata që nuk kanë pasur legalizim