ATHINE- Shqiptarët që kanë probleme me toponimet nuk do të pengohen më në kufi nga pala greke. Ky ka qenë premtimi që ministri i Brendshëm i Greqisë, Nikos Dendias i ka bërë homologut të ri shqiptar të qeverisë Rama, Saimir Tahiri.
Siç bën të ditur zyra e shtypit të PS, rezultati ka ardhur pas një takimi dypalësh në Athinë, ku ministri në pritje për të marrë detyrën, Saimir Tahiri i ka kërkuar homologut grek të mos pengohet lëvizja e lirë e qytetarëve shqiptarë deri sa të marrë zgjidhje përfundimtare çështja e toponimeve.
“Të mos pengohet lëvizja e lirë e qytetarëve shqiptarë deri sa të marrë zgjidhje përfundimtare çështja e toponimeve. Të intensifikohet bashkëpunimi për të garantuar lëvizjen e lirë, dinjitetin e shtetasve dhe parimin e reciprocitetit në pikat e kalimit kufitar” mësohet të ketë thënë Tahiri.
Ndërkohë mësohet se pas takimit të ministrave Tahiri-Dendias, autoritetet greke kanë urdhëruar zgjidhjen e problemit. Ministria greke e Rendit mësohet se u ka dhënë urdhër drejtorive kufitare për mospengimin e lëvizjes.
Tahiri e konsideroi këtë takim si mjaft inspirues, duke theksuar se "Nikos Dendias ka siguruar për mbështetjen që Greqia do t’i japë qeverisë së re shqiptare dhe kryeministrit Edi Rama".
Të dy ministrat kanë rënë dakord për të rritur në një nivel të ri luftën e përbashkët kundër trafikut të qenieve njerëzore, drogës dhe krimit të organizuar.
Ministri Dendias ka siguruar për mbështetjen ndaj Shqipërisë edhe për sa i takon nevojave të policisë shqiptare.

(Foto nga takimi i Saimir Tahirit me ministrin grek të Rendit)
Redaksia Online
(Elberta Spaho/Magdalena Alla/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Më 2 gusht Greqia i premtoi Ramës zgjidhjen