TIRANE - Shtyhet deri në fund të shtatorit afati për lëvizjen lirshme të shqiptarëve të cilët kanë probleme me toponimet në pasaportat e fëmijëve të tyre të lindur në Greqi.
Vendimi për shtyrjen e afatit nga pala greke u konfirmua sot në mëngjes nga policia kufitare e Kakavijës.
Çështja e toponimeve shkaktoi mjaft probleme për emigrantët shqiptarë që jetojnë në Greqi, pasi shumica e tyre nuk mund të vinin për pushime në Shqipëri, ose ata që do të vinin detyroheshin të linin fëmijët në Greqi.
Shtyrja e fundit e afatit për lejimin e lëvizjes ishte më 10 gusht, kur Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë, zyrtarisht njoftoi Ministrinë e Jashtme shqiptare, nëpërmjet ambasadës tonë në Athinë, se do të lejohet kalimi në kufi i fëmijëve të emigranteve shqiptarë, që kanë lindur në Greqi.
Ky kalim ishte i vlefshëm deri në datën 05 shtator 2013, periudhë që përkonte edhe me përfundimin e sezonit turistik. Kjo periudhë u shfrytëzua nga emigrantët që jetonin në Greqi, të cilët donin të vinin për pushime në Shqipëri, mund t'i merrnin me vete edhe fëmijët. Fakti që afati do të përfundonte më 5 shtator, nxiti shumë emigrantë të ktheheshin në Greqi pa skaduar afati.
Erion Veliaj, Ministri i ardhshëm i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë ka premtuar se me të marrë detyrën qeveria e re në shtator ky problem do të gjejë zgjidhje përfundimtare.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Bllokimet ne kufi te shqiptarëve dhe gjetja e një zgjidhjeje