TIRANË - Me titullin "Pushime në atdhe", shefi i programit të PS për emigracionin, por tashmë edhe ministri në pritje për të marrë detyrën në krye të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj ka komentuar në faqen e tij në Facebook mbi problemet e toponimeve të emigrantëve shqiptarë në Greqi.

Pasi ka postuar një lajm nga "Shqiptarja.com", se Greqia lejon kalimin e fëmijëve shqiptarë deri në 5 shtator, Veliaj ka premtuar se "me fillimin e punës së qeverisë së re ky problem do të marrë zgjidhjen përfundimtare".

"Të gjithë familjet që kanë probleme me toponimet mund të udhëtojnë të qetë deri më 5 shtator. Me fillimin e punës së qeverisë së re ky problem do të marrë zgjidhjen përfundimtare", është komenti i plotë i Veliajt.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)