Panik dhe frikë në sheshin San Karlo Torino, ku mijëra tifozë të Juventusit janë larguar të tmerruar për shkak të një alarmi për bombë që rezultoi se ishte nje fishekzjarre
Ndërsa në Britani luhej finalja e Champions League në Torino rreth 3000 tifozët e skuadrës juventine që ishin mbledhur për të parë ndeshjen u përballën me një situatë të paprecedente.
Pas dëgjimit të nje shpërthimi me mijera persona nisën të vrapojnë të tmerruar dhe gjatë largimit për shkak të shtypjes së njëri tjetrit mbi 1527 persona mbetën të plagosur mes tyre 8 persona janë në një gjendje më të rëndë, ndërsa një fëmijë është në gjendje kritike për jetën.
Aksidenti i rëndë u regjistrua pas alarmit fals për bombë i cili erdhi pas shpërthimit të një fishekzjarre.
Njerëz që vraponin të tmerruar, shtypnin njëri tjetrin merrnin përpara cdo lloj gjëje që u dilte përpara.
Çanta, këpucë e gjithcka tjetër u braktisen në shesh, ndersa njerëzit bërtisnin me të madhe teksa largoheshin.Kaosi zgjati pak por dëmet ishin të jashtëzakonshme.
“Një djalë lëshoi një fishekzjarre duke bërtitur se ishte një bombë. Por nuk u dëgjua asnjë shpërthim” shprehet njëdëshmitar.
Ndërsa të tjetë persona rrefejnë se u dëgjua një shpërthim , por nuk e dine se nga erdhi.
“Ndoshta ishte një fishekzjarre e cila shpërtheu në mënyrë të pandërgjegjshme duke shkaktuar panik tek tifozët por duhet hetuar se cfare shkaktoi panik tek tifozët::u shpreh prokurori i Torinos Angelo Sanna.
Rreth orës 23 të mbrëmjes sheshi San Carlo u boshatis totalisht.
Pas ngjarjes policia nisi të kontrollonte filmimet e sigurisë për të kuptuar atë që ndodhi ndërsa është arrestuar edhe një person.
Për disa tifozë të Juventusit, ky incident riktheu në kujtesë ngjarjet traumatike të fatkeqësisë së stadiumit “Heysel” në vitin 1985, ku 39 tifozë, shumica italianë, u vranë pas shembjes së murit mbi ta përpara finales së Kupës së Europës me Liverpoolin.
[gallery]22562[/gallery]
Redaksia Online
l.q/e.m/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit, a duhet që drejtësia të nisë hetimet?
-
Po
86.3%
-
Jo
8.6%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 1812
Lajme të tjera
-
Çfarë mendojnë amerikanët mbi aktpadinë ndaj Trump?
31 Mars, 22:43
-
Panik në ndeshjen Marseille-Montpeiller, lojtari humb ndjenjat në minutën e 17-të
31 Mars, 22:39
-
‘Kush futet ilegalisht në Britani, nuk do përfitojë kurrë azil’/ Zyrtarja britanike në OKB kundërshton qeverinë e Sunak: Përmbys sistemin global për mbrojtjen e refugjatëve
31 Mars, 22:38
-
'Fishta' ulet në Rinas, Rama: Shkon në 4 flota jonë e avionëve të kompanisë së flamurit
31 Mars, 22:21
-
Një italian i dënuar për mashtrim, paraqitet si dëshmitar i inceneratorëve në Syri TV
31 Mars, 22:16
-
Akuzohen për përdhunim dhe trafik qeniesh njerëzore, Andrew Tate dhe vëllai i tij lirohen nga burgu dhe vendosen nën arrest shtëpiak
31 Mars, 22:08
-
Berisha asgjësoi PD-në, grupi i ‘qylit’ pa fuqi, demokratët ‘jetimë’
31 Mars, 22:06
-
’14 maji’/ Analisti Karaj: Alibeaj të dorëzojë vulën, duhej të futej në zgjedhje me 61 kandidatë! Kthupi: Meta-Berisha s’kanë program politik! Sulaj: Në qershor do ketë zgjedhje në PD
31 Mars, 22:04
-
U godit për vdekje me thikë nga burri në Itali, fqinjët flasin për 56-vjeçarjen shqiptare: Ajo jetonte me frikë, kishin debate të vazhdueshme
31 Mars, 22:03
-
Associated Press: Qyteti shqiptar që shpreson të tërheqë turistë me tunelet e Enver Hoxhës
31 Mars, 21:51
-
SPECIALE/ ‘Rrugës’, ekspozita që takoi artin e dy miqve artistë! Nga ‘Betimi i Hipokratit” tek kontrasti bardh e zi, Koko e Shijaku sjellin 32 punime në skulpturë dhe grafikë
31 Mars, 21:39
-
Berisha nxjerr ‘kartën’ e PPSH/ Kryekomunisti Marko Dajti kandidon për Bashkinë e Tiranës me firmën e Flamur Nokës
31 Mars, 21:35