Torino, turma përfshihet nga paniku
ende asnjë shpjegim, asnjë i hetua

Torino, turma përfshihet nga paniku<br />ende asnjë shpjegim, asnjë i hetua
Nuk kishte fishekzjarre, as të bërtitura,as zhurmë apo erë e dyshimtë të gjithë po shihnin ndeshjen.

Në këtë mënyrë mund të përshkruhet situata në sheshin ‘San Carlo’ në Torino të Italisë ku papritmas mijëra tifozë u përfshinë nga paniku dhe nisën të vrapojnë duke lënduar njëri-tjetrin.

Pavarsisht orëve të shumta hetimi, për të kuptuar atë cka ndodhi deri më tani ende nuk kanë gjetur arsye të mjaftueshme për të kuptuar atë cka ndodhi mes tifozëve gjatë finales së Champions.

Shumë prej dëshmitarëve shprehen se kishte shumë radikalë që jepnin komanda por deri më tani asnjë shpjegim nga ana e autoriteteve.
 
“Nuk e dimë cfarë mund të ketë ndodhur. Pamë njerëz që largoheshin”, shprehen disa prej tyre.

Davide i cili duket në video sikur po frikëson turmën shprehet se po përpiqej ta qetësonte këtë të fundit e cila vetëm vraponte e terrorizuar.

Edhe kamerat nuk kanë arritur të kapin qoftë një moment për të shpjeguar atë cka ndodhi.
 
Deri më tani është vetëm teoria psikologjike. Edhe pse shumë prej persona dalin edhe me versione dramatike dhe me fantazi duke rrëfyer se kanë dëgjuar të bërtitura ku jepej alarmi për bombë, ende asgjë zyrtare që mund të shkaktojë incidentin.

Ajo që mbetet e pandryshuar është fakti se gjatë arratisjes së turmës u lënduan 1527 persona mes të cilëve 4 në gjendje më serioze.


Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Miratimi i ndryshimeve në Qeveri në Kuvend, Basha: Deputetët e PD, shfaqje të dala boje! Teatri i sotëm është ana tjetër e medaljes së pazarit Rama-Berisha

Miratimi i ndryshimeve në Qeveri në Kuvend, Basha: Deputetët e PD, shfaqje të dala boje! Teatri i sotëm është ana tjetër e medaljes së pazarit Rama-Berisha