Rreth 6 kg drogë janë sekuestruar nga policia e Torinos. Lënda narkotike prej 4 kg marihuanë dhe 2 kg kokainë u gjet në dy apartamente të cilat shfrytëzoheshin nga shqiptarë. Në treg lënda narkotike e sekuestruar do të kapte vlerën prej 150 mijë euro.

Pak ditë më parë në pranga ra shqiptari Klodjan Zotaj 22 vjec të cilit iu gjetën dy thasë me kokainë. Edhe më parë i riu ishte pikasur nga policia në një parking me disa celsa në duar cka rriti edhe dyshimet e autoriteteve. Me çelsat e tij policia arriti të gjente një apartament  ku u gjetën disa thasë me kokainë dhe material për përgatitjen e përzierjeve të lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit në një aparatment të dytë policia edhe një kartë identiteti false me foton e Zotaj por me një emër tjetër. Tashmë mbi të riun rëndon jo vetëm akuza për shpërndarje të lëndëve narkotike por edhe për përdorim të dokumenteve false.

Redaksia online
(e.m/Shqiptarja.com)