Një tornado e fortë, e ndjekur nga reshje të dendura shiu dhe breshri, goditën qendrën historike të Catania-s në Itali, duke shkaktuar dëme serioze. Si pasojë e tornados, disa persona u plagosën. Bashkia i ka rekomanduar qytetarëve që të qëndrojnë në gatishmëri maksimale dhe të mos dalin nga shtëpia përveç për arsye urgjente.
“Qytetarët këshillohen që të mos dalin jashtë përveç për arsye urgjente”, thuhet në faqen e Bashkisë në Facebook.
Uji i rrëmbyer dhe balta kanë vërshuar nëpër rrugë, duke e bërë të pamundur kalimin. Si pasojë e erës së fortë janë dëmtuar edhe disa shtëpi e biznese, ndërkohë fluturimet në aeroport u devijuan për në aeroportet e tjera.