Një tornado e fuqishme ka goditur Misisipin dhe Alabamën, duke vrarë të paktën 23 persona në Misisipi. Stuhia ka shkatërruar ndërtesa dhe ka rrëzuar linja elektrike.
Shumë njerëz mendohet se janë bllokuar nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara.
Tornado solli dëme të mëdha në disa qytete rurale, ku pemët dhe linjat e energjisë u shkatërruan dhe u raportua për ndërprerje të energjisë elektrike në shumë zona. Disa shtete të tjera jugore janë gjithashtu të përgatitur për stuhi të fuqishme.
Breshër në madhësinë e topave të golfit dhe reshje të dendura shiu janë raportuar në disa zona të shtetit. Nuk është ende e qartë nëse një apo disa tornado goditën zonën.
Banorët e Rolling Fork, një qytet i vogël në Misisipin perëndimor, thanë se një tornado shpërtheu dritaret nga pjesa e pasme e shtëpive të tyre. Dëmet në zonë raportohen të jenë veçanërisht të rënda.
Ai tha se tornado goditi shtëpinë e një të afërmi tjetër, ku një mur u shemb dhe bllokoi disa njerëz brenda.