ShBA - Apokalips në Oklahoma City. Pikërisht si 14 vjet më parë. Është po një tornado e tmerrshme ajo që mbjell vdekje dhe shkatërrim dhe praktikisht ka mbyllur periferinë e Moore.

"Një nga tornado më shkatërruese të historisë", nënvizon presidenti amerikan, Barack Obama. Sytë e presidentit, si të të gjithë amerikanët, janë sidomos në gërmadhat e shkollës “Plaza Tower Elementary School”, nën të cilat gjenden të vdekur të paktën 9 fëmijë.

Siç bën të ditur korrespondenti i Ansa-s, ekziston frika se mund të jenë shumë më tepër: "Kërkonin të shkonin në vendin që njihnin si më të sigurtin, shkollën e tyre", thotë i mallëngjyer presidenti amerikan. Edhe më: në Sheshin Tower, mes qindra ndërtesave rrafsh me tokën, vërshimi i një tornadoje mostruoze, me një perimetër mbi 3 kilometra dhe shpejtësi mbi 300 kilometra në orë ka hequr çdo gjë përgjatë rrugës, në harkun e 40 minutave të tmerrshme dhe pambaruese.

Bilanci i fundit zyrtar është më pak i rëndë nga ai i dhënë nga autoritetet në orët e para kaotike pas fatkeqësisë: viktimat deri tani të konfirmuara janë 24, mes të cilëve 9 fëmijë tek shkolla e shkatërruar. Pra jo më shumë se 90. Numri i të plagosurve është rritur në 237. Për urgjencat dhe skuadrat e shpëtimit vijon përpjekja e dëshpëruar për të shpëtuar jetë njerëzore. Deri tani kanë qenë mbi 100 njerëzit e gjetur gjallë nën gërmadha.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)