MOORE (OKLAHOMA) - E frikshme, tronditëse. E tillë është historia e një nëne e cila bashkë me foshnjën e sapolindur janë gjetur të vdekur në një dhomë frigoriferike. Ishin fshehur aty për t’i shpëtuar tornados që la pas 24 të vdekur.
Edhe në spitalin e Moore, shkruan agjencia e lajmeve "ANSA", qyteti më i shkatërruar nga tornadoja, edhe mjekët kanë tentuar të futen në frigoriferë, siç bëjnë të ditur autoritetet lokale. Me sa duket, kjo ka qenë zgjidhja e vetme, duke qenë se një kat i spitalit ishte shkatëruar plotësisht.
Veç historive të tilla rrënqethëse, ka edhe lot gëzimi. Një grua e cila arriti të shpëtonte e përshkruan kështu tornado: “Një monstër gjigand, i zi dhe që të fuste tmerrin.”Një tjetër e krahason me skena të marra nga filmat mbi fundin e botës.
Redaksia Online
(b.y /shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com