Tortë orizi me qumësht dhe vezë
Përbërësit:
- 1 litër qumësht
- 180 gr oriz
- 180 gr sheqer
- 3 vezë
- Lëkurë portokalli (e grirë hollë)
Përgatitja:
Zjejmë orizin në qumësht derisa të zbutet plotësisht. E përziejmë herë pas here që të mos ngjitet. Shtojmë sheqerin, të verdhat e vezëve dhe lëkurën e portokallit. E përziejmë derisa sheqeri të shkrihet. Më pas e largojmë nga zjarri, e lëmë 5 minuta të vaket. Rrahim të bardhat e vezëve lehtë dhe i shtojmë tek masa e orizit duke i përzier vazhdimisht që të mos mpiksen. Kalojmë përzierjen në tavë të lyer lehtë me gjalpë dhe e vendosim në furrë në 180°C, rreth 35–40 minuta, derisa të marrë ngjyrë të artë sipër.
Këshilla nga Albana: Kur përdoret oriz vendas, qumësht i mirë dhe vezë fshati, struktura del më kremoze dhe shija më e thellë.
Komente












