Policia e Lushnjës ka vënë nën hetim një 53-vjeçar për keqtrajtim të kafshës. 53-vjeçari shfaqej në një video në rrjetet sociale duke përplasur qenin me pemën dhe duke e hedhur në shatërvan.
‘Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. Gj., 53 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale "Keqtrajtimi i kafshës", pasi në lagjen "Kongresi", Lushnjë, ky shtetas ka hedhur qenin e tij duke e keqtrajtuar, në shatervanin me ujë.’- njofton policia.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.