TIRANE - Avokati i Popullit Igli Totozani është zgjedhur Anëtar i Bordit Drejtues të Rajonit të Europës të Institutit Ndërkombëtar të Ombudsmanëve. Lajmi është dhënë nga vetë institucioni i Avokatit të Popullit përmes një njoftimi për shtyp. Kjo është organizata më e madhe e ombudsmanëve në botë në të cilën bëjnë pjesë 150 ombudsmanë nga Europa, Afrika, Azia, Australia dhe Paqësori, Amerika Latine dhe Karaibike dhe Amerika e Veriut. 
 
Vlerësimi është cilësuar nga Avokati i Popullit si një arritje për vendin dhe shtetin tonë nisur nga roli i madh ndërkombëtar të një prej institucioneve të tij siç është Avokati i Popullit. 
 
Përmes një njoftimi për shtyp, Igli Totozani ka falenderuar edhe ombudsmanët anëtarë të bordit të cilët mbështetën kandidadurën e tij. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)