TIRANE- Avokati i Popullit Igli Totozani kërkon ligj për hapjen e dosjeve përmes një procesi transparent. Rekomandimi për këtë inisiativë u është dërguar kryetarit të Kuvendit, kryeministrit, kryetarëve të grupeve parlamentare e deputetëve të pavarur. “Në kuadër të mbrojtjes dhe respektimit të të drejtave të njeriut, nisur nga ankesa të paraqitura nga individë ish-të persekutuar politikë, por edhe në një kuadër më të gjerë angazhimi institucional për krijimin e standardeve të mirëqeverisjes ka vlerësuar e vlerëson se, shoqëria jonë meriton të këtë një proces transparent të hapjes së dosjeve.
Ky proces gjykojmë se është një nga çështjet e vonuara dhe ende të pazgjidhura të shoqërisë sonë, duke kërkuar ndarjen nga e kaluara totalitare dhe antivlerat e saj, si dhe nxjerrjen e drejtësisë historike nëpërmjet transparencës në jetën publike”, është shprehur zëdhënësja e Avokatit të Popullit Elona Demollari në një dalje për mediat. Sipas saj, përpjekjet e bëra deri tani kanë rezultuar të pasuksesshme në kuadër të respektimit të normave, parimeve dhe vlerave demokratike të shtetit të së drejtës. Sipas Institucionit të Avokatit të Popullit situata e krijuar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që e rrëzoi ligjin për “Lustracionin” në prill të vitit 2010 ka krijuar një ngërç institucional dhe ligjor.
“Ky ngërç afekton të gjithë jetën politike, sociale dhe psikologjike të shoqërisë shqiptare, për shkak të mungesës së një filtri ligjor, që përputhet me një qëndrim parimor në këtë çështje, për të ditur se cilët janë në raport me të shkuarën, individët politikëbërës, drejtues dhe vendimmarrës, apo përfaqësues”, thuhet në deklaratë. Avokati i Popullit thekson se në këto kushte është më se e nevojshme ndërmarrja e inisiativës legjislative nga subjektet që e gëzojnë këtë të drejtë, me qëllim hartimin dhe miratimin e një ligji për hapjen e dosjeve.
Zëdhënësja e institucionit tha se Totozani ka sugjeruar realizimin e inisiativës legjislative për miratimin e një ligji për hapjen e dosjeve sipas standardeve më të mira ndërkombëtare. “Ne gjykojmë se, një ligj për hapjen e dosjeve, për më tepër pas kaq vitesh tranzicion, s’duhet të kthehet në një ligj “represiv” ndaj individëve të caktuar, por në një mundësi reflektimi për shoqërinë në tërësi.
Një raport i drejtë midis të drejtës së publikut për të marrë informacionin dhe interesit publik për të ruajtur të rezervuara disa të dhëna duhet të përbëjë e thelbin e konceptimit të këtij ligji”, thotë Demollari. Sipas saj, Avokati i Popullit ka negociuar me grupet e interesit në lidhje me këtë rekomandim kaq të rëndësishëm për shoqërinë shqiptare.
Rekomandimet e Avokatit të Popullit
Është mëse e nevojshme ndërmarrja e inisiativës legjislative nga subjektet që e gëzojnë këtë të drejtë, me qëllim hartimin dhe miratimin e një ligji për hapjen e dosjeve, i cili duhet të sigurojë një proces administrativ që:
1.Lehtëson aksesin individual në të dhënat që ish shërbimet sekrete kanë mbledhur ndaj personave të interesuar, qofshin këta individë të ndjekur nga ky shërbim dhe që kanë vuajtur pasojat e kësaj veprimtarie, punonjës me kohë të plotë, apo informatorë të vetë shërbimeve sekrete, apo edhe përfitues prej veprimtarisë në fjalë.
2.Realizon bërjen e transparencës për individë të implikuar në veprimtarinë represive shtetërore, deri në nivel të përfaqësuesve të shoqërisë civile.
3.I’u siguron entiteve publike dhe private, aksesin në informacion e sipërcituar, në përputhje me qëllimin e vetë procesit të hapjes së dosjeve.
4.Realizon transparencën publike të aktiviteteve represive të ish shërbimeve sekrete, me përcaktimin se, aksesi është personal dhe me kufizime ligjore në publikim.
5.Mbron subjektin përkatës të të dhënave nga cënimi i së drejtës për privatësi, cënim i cili mund të shkaktohet nga keqpërdorimi i të dhënave personale të mbledhura nga ish shërbimet sekrete.
6.Krijon organe kompetente dhe rregullon funksionimin e tyre, si organe përgjegjëse për kryerjen e procesit të hapjes së dosjeve.
Shkrimi u publikua sot (23.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Shkrimi u publikua sot (22.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com) - See more at: http://www.shqiptarja.com/ekonomi/2733/borxhi-publik-gjat--vitit-2013-u-rrit-405-mln-euro-m--shum--201960.html#sthash.TznLb9qQ.dpuf