Totozani, kryebashkiakëve:
Kujdes me ujin e pishëm

Totozani, kryebashkiakëve:<br />Kujdes me ujin e pishëm
TIRANE - Avokati i Popullit u ka kërkuar krerëve të njësive vendore marrjen e masave për furnizimin normal me ujë të pijshëm, dhe brenda kushteve higjeno-sanitare për gjithë banorët në vend.

“Problemi që ju prezantojmë bëhet edhe me i ndjeshëm veçanërisht në stinën e verës ku krahas temperaturave tepër të larta në të cilat përballemi, mungesa e ujit të pijshëm apo i ndotur në shumë raste, është rrezik për shfaqjen e epidemive dhe dëmtimin e shëndetit të konsumatorëve.

Avokati i Popullit në analizë të fakteve për këtë situatë, në shumë raste është përballur me indiferentizëm, mosreagim nga ana e institucioneve përgjegjëse dhe me keqardhje është konstatuar se shpesh herë mbahet një qëndrim pasiv dhe nuk po veprohet për marrjen e masave për rregullimin e këtyre situatave.” thuhet në rekomandimin e Avokatit të Popullit.

Më tej Institucioni Avokatit të Popullit thotë “Ofrimi i shërbimit publik të furnizmit me ujin të pijshëm në gjykimin tonë është një nevojë thelbësore për individët dhe për rrjedhim një të drejtë elementare për ta poseduar atë lirisht dhe në përputhje me standartet. Ndaj dhe çdo keqmenaxhim i këtij shërbimi është një shkelje e drejtpërdrejtë e të drejtave të shtetasve”, thekson AP.

Shkrimi u botua sot në Shqiptarja.com, versioni print, dt.03.08.2013
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Kthjellime dhe vranësira, ja si parashikohet moti për fundjavën

Kthjellime dhe vranësira, ja si parashikohet moti për fundjavën