KORÇE - Avokati i Popullit, Igli Totozani, është ndalur në qytetin e Korçës ku ka zhvilluar një takim me nënkryetarin e Bashkisë, Sotiraq Filo. Takimi është zhvilluar në kuadër të një turneu që Totozani ka ndërmarrë në të gjitha qytetet e Shqipërisë për të kuptuar nga afër problematikat që kanë qytetarët. Nga Korça ai ka deklaruar se prioritet për Avokatin e Popullit është problematika që kanë burgjet sot, ku bën pjesë dhe burgu i sigurisë së lartë në Drenovë. Për Totozanin trajtimi i të drejtave për të burgosurit mbetet në plan të parë.
Kjo sipas tij është dhe një prej kërkesave kryesore për marrjen e statusit të vendit kandidat. “Prioritet për ne është trajtimi i të drejtave të njeriut gjatë vuajtjes së dënimit. Element ky kryesor në procesin integrues së Shqipërisë për marrjen e statusit të vendit kandidat. Për këtë pikë ne kemi një impenjim maksimal”, ka theksuar Totozani.
Një pikë tjetër e rëndësishme për Avokatin e Popullit Totozani është dhe hartimi i strategjive konkrete nga të gjitha njësitë vendore për përshtatjen dhe punësimin e emigrantëve. Kjo merr më tepër vlerë, sipas tij, në një kohë kur vendet fqinje po përjetojnë krizë ekonomike.
“Strategjitë për emigrantët janë të komplikuara. Ne kemi interes të veçantë për këtë kategori, por gjithashtu jemi të interesuar të shohim se cfarë strategji kanë strukturat lokale për përshtatjen dhe punësimin e tyre”, ka theksuar më tej Avokati i Popullit.
Gjatë takimit të zhvilluar me nënkryetarin e Bashkisë Korcë, Sotiraq Filo, z. Totozani ka kërkuar gjithashtu bashkëpunim për ngritjen e një qendre rajonale pranë këtij institucioni për informimin e qytetarëve. Pjesë e diskutimit të përbashkët është bërë dhe strehimi i komunitetit rom si dhe ngritja e qendrave për mbrojtjen e viktimave të dhunës.
(di/im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com