Totozani padit 5 policë të 313:
Torturuan dy të burgosu

TIRANE- Avokati i Popullit ka denoncuar në Prokurori 4 punonjësit e grupit të gatshëm si dhe përgjegjësin e shërbimit në burgun 313, pasi kërkesës për trajtim mjekësor të dy vëllezërvetë paraburgosur i janë përgjigjur me dhunë. Ka qënë ankesa e nënës së dy vëllezërve (shtetasja me inicialet N.GJ) që ka cuar për verifikim një grup pune të këtij insitucioni.

Sipas njoftimit të zyrës për shtyp të Avokatit të Popullit.Grupi i punës ka takuar dy vëllezërit me inicialet A. GJ dhe P.GJ të cilët kanë shpjeguar se më 26.04.2012, rreth orës 15:00, P njëri prej tyre ka këkruar t’i jepet ndihmë mjekësore pasi nuk ndihej mirë. Punonjësit e policisë e kanë shoqëruar atë në dhomën e ndihmësmjekut, ku sipas tij është goditur me shkelm nga ana e tyre. Më pas P është dërguar në dhomën e tij ku i ka treguar për ngjarjen e ndodhur të vëllait. I revoltuar nga kjo ngjarje, A ka filluar të përdorë fjalë fyese për stafin e institucionit. Për këtë veprim ai është prangosur dhe është shoqëruar në dhomën e veçimit nga grupi i sigurisë. Sipas A, sapo ai është futur në këtë dhomë, policët e grupit të sigurisë e kanë urdhëruar atë që të hiqte atletet dhe çorapet. Pasi i ka hequr atletet dhe çorapen e këmbës së majtë, policët e kanë ulul në dysheme dhe i kanë shtrirë këmbët para. Dy prej policëve e kanë kapur prej krahësh dhe ia mbanin ato pas shpine, një polic e ka shkelur në këmbën e majtë afër kaviles, ndërsa dy të tjerë kanë filluar ta godasin disa herë atë me shkop gome në shputat e këmbëve dhe më pas edhe të duarve. Mbas kësaj ai është goditur nga një polic në pjesë të tjera të trupit me grushta, pëllëmbë e shqelma. Sipas tij, nga goditjet e policëve atij i janë shkaktuar dhimbje të mëdha dhe mpirje të shputave të këmbëvë e të duarve. Gjithashtu A pretendoi se, në kohën që ai është keqtrajtuar fizikisht, në dhomën e veçimit së bashku me policët e grupit të sigurisë kanë qënë edhe dy përgjegjësat e shërbimit, njëri prej të cilëve quhej Astrit.

Pasi ka marrë dëshmitë përkatëse te dy vellezerve Avokati i Popullit ka kërkuar ekzaminimin mjeko-ligjor të dy vëllezërve, i cili ka vërtetuar të gjitha pretendimet e dy vëllezërve.
Ndërkaq punonjësit e policisë kanë mohuar të gjitha akuzat dhe pretendimet e ngritura ndaj tyre.

Pasi ka degjuar palët Avokati i Popullit nënvizon se "Trajtimi i të dy të arrestuarve nga punonjësit e policisë është çnjerëzor. Nga përmbajtja ky veprim është kriminal, sepse nga punonjësit e policisë janë konsumuar elementët e veprës penale të “Torturës” dhe për këtë arsye ajo duhet ndëshkuar rëndë. Dhuna e ushtruar nga punonjësit e policisë ndaj të arrestuarit P.Gj është bërë me qëllim ndëshkimin e tij për shkak të dyshimeve që ata kishin ndaj tij për simulim si i sëmurë. Ndërsa ndëshkimi i të arrestuarit A. Gj është bërë për shkak të fyerjeve që ai ka bërë ndaj personelit të paraburgimit."
Ndërkaq institucioni i Avokatit të Popullit i ka rekomanduar Prokurorise "Fillimin e ndjekjes penale në ngarkim të punonjësve të Policisë së Burgjeve efektivë të I.E.V.P. “Jordan Misja” Tiranë, A.S, A.I, Sh.M, M. Sh dhe A.A, për veprën penale të “Torturës” e kryer në bashkëpunim.
(jd/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 5 Shkurt, 10:32

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Gjunjëzimi i PD para 'Kandidatit për Kryeministër'

Mero Baze: Gjunjëzimi i PD para 'Kandidatit për Kryeministër'