TIRANE - Avokati i Popullit i bën thirrje partive të mos përdorin nxënësit në fushatë.  Ky institucion pritet të bëhet pjesë e monitorimit të zgjedhjes të 23 qershori.

Në një dalje për mediat Igli Totozani ka bërë me dije së nga ana e istitucionit të tijë pritet të ngrihet një grup monitorimi për të pare vijueshmërinë e fushatës elektorale në cdo rast shkeljeje të të drejtave të njeriut nga ana e partive politike

“Së pari dua të them dy gjëra të rëndësishme: Ne nuk jemi të përfshirë në menaxhimin dhe administrimin e zgjedhjeve. Po kështu jemi institucion jo politik.Megjithatë, jemi dhe institucioni i përgjithshëm i mbrojtjes të të drejtave të njeriut, që do të thotë se :  Një punonjës i administratës publike që kërcënohet të lërë vendin e punës për t’u përfshirë në fushatë, Një punonjës i administratës që i merret karta e identitetit për shkak të bindjeve politike, Një fëmijë, apo prind i cili largohet nga librat për tu dërguar në miting,  të tre rastet si këto, janë brenda juridiksionit dhe kompetencave të Avokatit të Popullit. Ne jemi një institucion i pavarur, jo pjesë e polemikave politike dhe funksiosojmë mbi bazën e ankesave. Jemi në dijeni të rasteve të bëra publike në median vizive dhe të shkruar, por deri tani nuk ka pasur raste ankese nga qytetarët. Në po shikojmë mundësinë të monitorojmë në mënyrë të papritur administratën qendrore dhe lokale, institucionet arsimore, nëse do të ketë shkelje të sipërpërmendur"-   tha Totozani në një prononcim për shtyp pas takimit që zhvilloi sot paradite me homologun kosovar në zyrat e Avokatit të Popullit.

(sg/shqiptarja.com)