TIRANE - Avokati i Popullit, Igli Totozani, me një rekomandim drejtuar kryetarit të Bashkisë së Kukësit, kërkon marrjen e masave për anulimin e vjeljes së detyrimeve të faturave të ujit të pijshëm ndaj personave të cilët përfitojnë ndihmë ekonomike pranë Bashkisë Kukës.
“Ashtu sikundër jeni vënë në dijeni edhe më parë, Institucionit i Avokatit të Popullit, duke marrë shkas nga një artikull i publikuar në gazetën on-line “Unë flas”, ka ndërmarrë me iniciativë trajtimin e rastit lidhur me aplikimin e masave nga Bashkia Kukës, për pagesat e faturave të ujit të pijshëm nga ndihma ekonomike.
Konkretisht, në këtë artikull citohet se për të gjithë përfituesit e ndihmës ekonomike bëhet ndalesa në vlerën mbi 18 % të saj, për pagesat e faturave të ujit të pijshëm. Të njëjtën skemë Bashkia e Kukësit po e aplikon edhe për vjeljen e taksave vendore në çdo fillim viti", shprehet Totozani.
Po dje pas takimit me shoqata dhe përfaqësues të komunitetit rom lidhur me situatën e krijuar buzë Lanës, pranë Pallatit me Shigjeta, është shprehur se duhet të merret urgjentisht në dorë fati i 100 familjeve rome, të cilat gjenden nën kërcënimin e dëbimit nga barakat e tyre.
Ky shkrim u botua sot në Shqiptarja.com, versioni print, dt.04.08.2013
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com