TIRANE - "Me zgjedhjet e qershorit, Shqipëria do të duhet të gjendet një hap më pranë Europës", ka deklaruar sot, Avokati i Popullit, Igli Totozani, në ditën e festës së Europës. "Për këtë", - shprehet ai, - "zgjedhjet e këtij viti, ky ushtrim i jashtëzakonshëm demokracie duhet të jenë të ndershme e të drejta e të zhvillohen në një klimë të qetë e qytetare. Në mënyrë të veçantë në mendojmë se asnjë qytetari shqiptar me të drejtë vote, për çfarëdo arsye do të duhet t’i mohohet kjo si shprehje e vullnetit dhe bindjes së tij të pavarur.
Ne mendojmë se në mënyrë të veçantë duhen marrë të gjitha masat e nevojshme që personat me aftësi të kufizuar të mund të votojnë në kushte të përshtatshme për ta. I njëjti kujdes duhet treguar edhe për grupet e tjerë vulnerabël, në mënyrë të veçantë romët dhe egjiptianët.
Masa serioze duhen marrë nga organet kompetente për të siguruar gëzimin e plotë dhe efektiv të të drejtës së votës për të gjithë personat e ngujuar si rezultat i gjakmarrjes.
Në mënyrë të veçantë Avokati i Popullit i bën thirrje partive politike të lenë të qetë femijët të përmbyllin me sukses vitin shkollor me rezultate sa më të larta, fryt i djersës së derdhur gjatë gjithë vitit dhe në asnjë rast t’i përdorin ata si sfonde të mitingjeve elektorale.
Ne mendojmë dhe shpresojmë gjithashtu se ndaj administratës publike qendrore apo lokale, funksionareve dhe punonjësve të saj të çdo rangu e pozicioni nuk do të verifikohen presione të natyrave të ndryshme, apo urdhëra të kundraligjshëm që do të synojnë të lidhin, apo ndërvarin karrierrën e gjithësecilit me favore, apo shërbime elektorale të paparashikuara në ligjet në fuqi.
Këto zgjedhje ne duhet t’i realizojmë si europianë. Si të tillë do të duhet t’i kishim nisur qysh tek përqindja e grave ne listat elektorale, e cila edhe kësaj rradhe ishte një zhgënjim për ne.
Avokati i Popullit sot me rastin e ditës së Europës fton për një reflektim të thellë nga kushdo që nisur nga roli, apo pozicioni publik të vleresojë këto zgjedhje dhe të ardhmen e Shqipërisë si një qytetar europian", - përfundon deklarata.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com