TIRANË - Avokati i Popullit, Igli Totozani është shprehur disa herë pro, por ka përforcuar edhe së fundi mbështetjen e tij për hapjen e dosjeve të komunizmit, duke deklaruar se “duhet të mbyllim llogarinë me të kaluarën tonë të periudhës së komunizmit”. Kjo deklaratë e re e tij përkon edhe me rotacionin e pushtetit politik në Shqipëri.
Këtë e ka bërë gjatë një vizite në Gjermani. “Vizita në Gjermani ishte një vizitë e mrekullueshme. Diskutuam çështje që na interesojnë të dy palëve, mes tyre dhe kjo e të kaluarës komuniste. Pamë vendin ku ruhen dosjet e Gjermanisë Lindore. Kemi mbetur shumë të kënaqur në lidhje me qytetarinë dhe civilizimin në mënyrën si e kanë diskutuar këtë të kaluar. Edhe ne si Gjermania jemi pro hapjes së dosjeve, në bashkëpunim edhe me shoqërinë civile, për të vendosur një qartësi për të kaluarën tonë ish-komuniste”, ka thënë Totozani.
Më tej ai ka shtuar se “kjo do të jetë një iniciativë e shpejtë, pasi ka nisur ndërkohë nga shoqëria civile dhe Avokati i Popullit do ta mbështesë. Duhet të mbyllim llogarinë tonë me të kaluarën tonë të periudhës së komunizmit”.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com