TIRANE- Edhe pse ka kaluar më shumë se një vit nga mungesa e raportimit të Avokatit të Popullit në Kuvend në lidhje me veprimtarinë dhe mbikqyrjen që bën ky instutucion mbi hapësirat që i ka paracaktuar ligji, Kuvendi pritet që të njihet me raportin e parë të Mekanizmit Momëtar për Parandalimin e Torturës për vitin 2012. Raporti, i cili është dorëzuar në Kuvend në datën 30 dhjetor të 2013, nxjerr në dukje problematikat në ambientet e burgjeve si dhe paraburgimeve në vend.

Sipas këtij raporti gjatë vitit 2012 vazhdojnë të mbeteten pa zgjidhje problematika që kanë të bëjnë me mbipollimet, mungesën e kushteve elementare, kushtet e perosnave me aftësi të kufizuar etj. Ky institucion ka rekomanduar dhe insiston që të mbyllet burgu i Burreli, të vazhdojnë të tranferohen të sëmurët mendorë nga burgu në një institucion të specializuar shëndetësor, sepse nuk plotësojnë standartet përkatëse. “Një problem tepër serioz që vazhdon të ngrihet në mjaft komunikime konfidenciale me të dënuarit e paraburgosurit është ai i korrupsionit në segmentet e administratës së burgjeve.

Ky korrupsion ka të bëjë që të prtendohet për cënim të rëndë të të drejtave dhe trajnim të individëve brenda këtyre institucioneve. Avokati i Popullit megjithëse është përpjekur të verifikojë disa raste të denoncuara për korrupsion, e ka patur mjaft të vështirë të mësojë zbardhjen e së vërtetës. Korrupsioni në sistemin penitenciar është prezent dhe përbën kërcënim për mbarëvajtjen e trajnimit të të drejtave të individëve të dënuar ose të paraburgosur”, thuhet në raport. Sipas vëzhgimeve të bëra nga Avokati i Popullit, mbipopllimi vijon të mbetet një problem kryesor në burgjet dhe sidomos në paraburgimet.

Është konstatuar se burgjet dhe paraburgimet në vend nuk plotësojnë kushtet minimale për të strehuar personat me aftësi të kufizuar. “Gjatë vitit 2012 shumë prej burgjeve dhe paraburgimeve në vend vijojnë të vuajnë nga probleme të amortizimit dhe kushteve të papërshtatshme të tyre veçanërisht të lagështirës  (burgjet 325 Tiranë, Rrogozhinë, Tepelenë, Lezhë, Kosovë e Lushnjes, Burrel, paraburgimet Berat, Saranda, 312 e 313 Tiranë), mungesë së ujit sidomos gjatë periudhës së verës(burgjet Rrogozhinë,Krujë), kushteve jashtë standarteve të tualeteve, dusheve, ambienteve të ajrimit dhomave të izolimit mungesës s ë ambienteve të edukimit, ushtrimit të riteve fetare, veprimtarisë sportive etj(burgjet Burrel, Lezhë, Tepelenë, Kosovë e Lushnjes, dhe paraburgimit Sarandë, Berat, 313 e 302 Tiranë)”, thuhet në raport.

Kushtet
Në këtë raport, Avokati i Popullit ka evidentuar se një nga problematikat më kryesore që vijon të mbetet shqetësuese është mosgjetja e një zgjidhje përfundimtare për strehimin në një ambient spitalor jashtë sistenmit të burgjeve të personave që kanë marrë masë nga gjykata për mjekim të detyruar. Avokati i Popullit ka ngritur çdo vit këtë çështje dhe nuk është pajtuar me situatën në të cilën ende këta persona mjekohen brenda ambienteve të sistemit të burgjeve “Gjatë inspektimeve dhe ri-inspektimeve të kryera gjatë vitit 2012, në të gjitha këto institucione është përsëritur nevoja urgjente kryesisht të pjesshme që do të përmirësojnë ndjeshëm kushteve eksiztuese. Këto problme janë adresuar pranë Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
 
Amistia zgjidh edhe mbipopullimet në burgje
Në një kohë që projektligji i Ministrisë së Drejtësisë për aministimin e personave të dënuar apo nën hetim për vepra që dënohen deri në dy vjet burg, është në pritje, mbipopullimi në burgje ka arritur nivelin e emergjencës. Veçanërisht situata është rënduar dy javët e fundit, ku për shkak të mungesës së vendeve në dy paraburgime në Tiranë, shtetasit që marrin arrest me burg nga gjykata aktualisht mbahen në komisariate dhe Drejtorinë e Policisë.

Drejtues të Policisë së Tiranës shprehen se i kanë dërguar një seri shkresash Drejtorisë së Burgjeve për të zgjidhur situatën, pasi edhe në këtë ndërtesë nga 27 vende që është kapaciteti, aktualisht ndodhen si të paraburgosur 57 persona. Por ndërsa amnistia shihet si një shpresë nga burgjet, sidoqofte nuk jep një zgjidhje përfundimtare, kjo pasi të gjitha burgjet në vend raportohet se mbajnë të dënuar tej kapacitetit.

Shkrimi u publikua sot (15.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)