TIRANE - Në fakt, kjo është ende vetëm një ide e “Avokatit të Popullit” që ai ende nuk ia ka paraqitur ndonjë institucioni. Por Igli Totozani, ka deklaruar në emisionin “Tonight” të gazetares Ilva Tare, ku ka qenë i ftuar të enjten në darkë, se përfshirja edhe e grave në himnin kombëtar, i cili është shkruar nga Asdreni më 1908, do të ishte një sinjal pozitiv për barazinë gjinore. Si një “Avokat” në mbrojtje të të drejtave të çdo grupimi shoqëror, ai ka deklaruar se nuk janë të pakta heroinat shqiptare dhe as gratë që kanë bërë sakrifica të jashtëzakonshme që Shqipëria të ecë përpara.
Avokati i popullit e ka bërë këtë propozim publikisht, i ngacmuar nga pyetja e gazetares që kishte përballë “Se çfarë duhet të bëjmë në këtë një shekull Shqipëri?”. Totozani, pasi ka folur për nisëm që në shtator, në kuadër të 100-vjetorit të pavarësisë, do të vijnë në Shqipëri 60 “Avokatë të Popullit”, nga mbarë bota, ka lançuar edhe idenë e tij për të përshtatur tekstin e himnit kombëtar për hir të barazisë gjinore. “Por ndoshta është rasti, që për hir të barazisë gjinore në këtë vend, për barazinë e grave dhe burrave të këtij vendi, i cili është një problem i trashëguar, por që jo gjithmonë ka gjetur zgjidhjet e duhura mund t’i japim ndoshta në këtë 100-vjetor një hipotezë interesante, që pse jo të mendojmë një moment për nder të gjithë atyre grave që kanë dhënë jetën për ketë vend si Shota, vajzat e Shkrelit e shumë heroina të tjera. Pse mos të mendojmë që ta fillojmë një epokë të re me një ndryshim të vogël, qoftë edhe në himnin tonë kombëtar duke shtuar përveç burrave edhe gratë e Republikës së Shqipërisë. Pse mos ta mendojmë këtë. T’i japim një lëvizje më interesante barazisë gjinore, një elementi shumë të rëndësishëm, i cili Shqipërisë i ka munguar, duke respektuar kështu gjysmën tonë patriote, punëtore, e cila ka bërë të mundur nëpërmjet sakrificave të jashtëzakonshme, pra të nënave, të motrave, shoqeve tona, mikeve tona, që të kemi sot një Shqipëri e cila pavarësisht problemeve është një Shqipëri që ecën. Është e bukur siç janë të bukura edhe gratë shqiptare”., - ka deklaruar “Avokati i popullit”, Igli Totozani. Ndërsa pyetjes së gazetares tare, nëse ata janë duke e propozuar diku këtë ide, Totozani i është përgjigjur se janë duke e menduar.
Avokati i Popullit” na sqaron se kjo nuk është një ide që atij i ka lindur papritur, por, për këtë ai është frymëzuar nga Austria. Vend i cili, duke filluar që nga 1 janari i këtij viti ka ndryshuar himnin kombëtar, duke futur edhe elementin grua, pikërisht në kuadër të barazisë gjinore. Për këtë ai po këshillohet edhe me disa nga shoqatat e grave, por ende s’ka gjë konkrete.
Variantet
Por duket se nga Austriakët që e kanë ndryshuar himnin kombëtar, pikërisht për të futur elementin grua, nuk është frymëzuar vetëm “Avokati i Popullit”, Igli Totozani. Më herët, Naser Aliu, një studiues i letërsisë, ka publikuar në një të përditshme shqiptare (edhe ai nisur nga ndryshimet që i bënë austriakët) variantin se si do të ishte himni kombëtar pas futjes së fjalës grua. Ai sugjeron që në tekst, përveç shtimit të fjalës grua, duhet të ndryshojë edhe fjala “Atdhe” me atë “Mëmëdhe”.
(ek/im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com